"Më i miri", Guardiola: Heroi ynë, na shpëtoi ndaj Spurs

15 Maj 2024, 10:49Sport TEMA
"Më i miri", Guardiola: Heroi ynë, na shpëtoi ndaj

Manchester City është një fitore larg titullit kampion në Angli, që do të ishte i gjashti në shtatë vitet e fundit për skuadrën e Pep Guardiolës.

Trajneri spanjoll iu gëzua shumë suksesit 0-2 në Londër kundër Tottenhamit. Me tri pikët që u siguruan nëpërmjet dygolëshit të Erling Haaland në pjesën e dytë.

Por sidomos falë pritjeve fantastike të portierit Stefan Ortega. Ndaj të cilit Guardiola nuk i kurseu elozhet në deklaratën pas ndeshjes.

Na shpëtoi Ortega, përndryshe titullin do e fitonte Arsenali. Stefan është portieri më i mirë në botë në duelet një kundër një“, u shpreh tekniku i Citizens.

Duke ia dedikuar gjithçka performancës magjike të 31-vjeçarit gjerman, i cili mban postin e “gardianit” të dytë pas brazilianit Ederson.

Manchester City mjafton të fitojë duelin e javës së fundit në shtëpi përballë West Hamit për të nisur festën e madhe.

Lini një Përgjigje