Diamanti kuqezi, Ernest Muçi mbetet i preferuari i Aston Villa në merkato

14 Maj 2024, 18:01Sport TEMA
Diamanti kuqezi, Ernest Muçi mbetet i preferuari i Aston Villa në

Ernest Muçi është kthyer në idhullin e tifozëve të Beshiktashit dhe jo vetëm. Sulmuesi shqiptar po kalon një superformë në elitën e futbollit turk duke ngjallur dhe interes tek klubet europiane.

Aston Villa është një prej tyre që ka bërë dhe ofertën konkrete për 22-vjeçarin me 20 milionë euro por diçka e tillë është hedhur menjëherë posht nga klubi që e vlerëson shumë më shumë kartonin e Muçit.

Deri më tani talenti kuqezi ka realizuar 3 gola por me formën fantastike që po kalon, i ka bërë për vete të gjithë.

Sipas mediave turke, Beshiktashi nuk do të llogarisë asnjë ofertë më të ulët se 30 milionë euro për cilindo klub që dëshiron shërbimet e lojtarit. 

1 Komente

  1. r
    rrogozhina kampion

    20 vjeç jan diamant keta, 21, behen flori, 22baker dhe 23 llamarin, me tej ndryshk

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje