Presidenti i La Liga konfirmon transferimin e Mbappe te Reali: Ka firmosur për …

14 Maj 2024, 14:41Sport TEMA
Presidenti i La Liga konfirmon transferimin e Mbappe te Reali: Ka firmosur

Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas ka dhënë një intervistë për “Ole”, ku ka bërë me dije kalimin e Mbappe te Real Madrid.

“Mbappé do të vijë në Madrid sezonin e ardhshëm. Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë, por në ‘Bernabeu’ luan edhe Vinicius me Bellingham. 

Reali do të ketë një ekip të madh.  Natyrisht, kjo nuk jep asnjë garanci absolute për ta fituar kampionatin.

A do ta fitojë Ligën e Kampionëve në Madrid? Ai ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare, çka do të thotë se do të ketë 5 shanse sezonale për ta bërë këtë”, tha Tebas.

1 Komente

  1. F
    Futja kot

    Ky eshte presidenti i La Ligas apo i Realit?Ne qahemi nga Duka keta qenka per zili nga Armando.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje