60 vite pritje, Partizani i Gaz Demit në ndjekje të historisë

13 Maj 2024, 20:39Sport TEMA
60 vite pritje, Partizani i Gaz Demit në ndjekje të historisë

Partizani është kampioni në fuqi i futbollit shqiptar, ndërsa qëndron në garë për të fituar të dytin vit radhazi përmes “Final 4”. Diçka e tillë nuk ndodh prej vitit 1964.

60 vite kanë kaluar, teksa Partizani qëndron në ndjekje të historisë. Kujtojmë se fillimisht duhet kaluar pengesa e parë, që është pikërisht Skënderbeu.

Ndaj korçarëve luhet më 17 maj ora 20:00 në stadiumin “Air Albania”.

Kështu Gaz Demi ka mundësinë që të bëhet presidenti i parë te Partizani që arrin këtë sukses.

Kampionati i rregullt ndërkohë u mbyll këtë sezon në vendin e dytë.

“Demat” numëronin po aq pikë sa Egnatia kryesuese, por me disavantazhin në përballjet direkte.

1 Komente

  1. B
    Barjam Memo STARJE ERSEKË.

    PARTIZANI,ËSHTË MARKA,MË E SHTRENJTË,E FUTBOLLIT SHQIPTAR.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje