“Final 4” një skemë e dështuar, Armando Duka: Mendoj se i shërben garës dhe lojës

13 Maj 2024, 12:50Sport TEMA
“Final 4” një skemë e dështuar, Armando Duka: Mendoj

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka e mori fjalën përpara hedhjes së shortit të “Final 4”, që përcaktoi duelin Partizani-Skënderbeu dhe Egnatia-Vllaznia.

“Muaji maj është muaji i verdikteve në futbollin shqiptar. Superiorja është gara më e rëndësishme. Dua t’i falënderoj dhjetë klubet e Superiores, futbollistët, trajnerët dhe të gjithë ata që kanë mbështetur Superioren. 

Kampionat me shumë garë dhe konkurrencë. Katër skuadrat që janë pjesë e këtij turneu final, janë skuadra që kanë patur rrugëtimin e tyre, me shumë grafiqe të ndryshme gjatë rrugës. Urojmë që të kënaqim të gjithë spektatorët dhe të fitojë më i miri. 

Ky është një format i ri në Superiore, për herë të parë. Uroj që performancat e skuadrave t’u japin përgjigje pozitive të gjithëve. 

Jam shumë i sigurt se ky format do i shërbejë garës. Suksese Egnatias, Partizanit, Vllaznisë dhe Skënderbeut. Uroj të kënaqen tifozët në stadiume dhe ata që do e ndjekin nga ekrani”, u shpreh Duka.

1 Komente

  1. e
    e verteta

    Ceshtja eshte ,a ke aq mend sa te mendosh ? A e kuptove autogolin me skemat e tua prej injoranti? Ne cfare kompeticioni do luaje Skenderbeu?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje