Skënderbeu mundi Vllazninë dhe siguron “final four”, tifozët shkodranë duartrokasin për 5 minuta korçarët si “hakmarrje” ndaj Tiranës

11 Maj 2024, 19:09Sport TEMA
Skënderbeu mundi Vllazninë dhe siguron “final four”,

Skenderbeu mund Vllazninë me rezultatin 1-5 në “Loro Boriçi” dhe skuadra mike, duartrokitet për 5 minuta rresht.

Ndeshja mbyllëse e kampionatit shqiptar, ishte deçizive për ekipin Korcar, i cili falë kesaj ndeshje, arriti të futej në “Final Four”.

Para ndeshjes, tifozet e Vllaznisë i kishin kërkuar drejtuesve të paraqiteshin me ekipin e të rinjve dhe keshtu ndodhi. Kuqeblute pa interes per këtë takim, luajten me ekipin e të rinjve dhe Skenderbeu fitoi 1-5.

Në fund, i gjithë stadiumi duartrokiti ekipin mik si dëshmi e marredhenieve Shkoder-Korçë por edhe si një hakmarrje ndaj Tiranës. Fitorja e Korçës, në Shkoder, la Tiranën jashtë finaleve të kampionatit.

1 Komente

  1. I
    Ilir

    Ky eshte teater vetem futboll nuk eshte.Akoma me keq qe behet vllaznia qe eshte djepi ibfutbollit

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje