Përfundon Kategoria Superiore: Tirana mbetet jashtë, Vllaznia i lë ndeshjen Skënderbeut që shkon në “Final Four”

11 Maj 2024, 17:57Sport TEMA
Përfundon Kategoria Superiore: Tirana mbetet jashtë, Vllaznia i

Nuk ka surpriza në javën e fundit të Kategorisë Superiore. Skënderbeu bëri detyrën në Shkodër ndaj një Vllaznie të mbushur me djem të rinj dhe mbylli sezonin e rregullt në Final 4, duke iu bashkuar pikërisht shkodranëve, Partizanit dhe Egnatias, teksa të katër skuadrat do të duelojnë për titullin kampion.

Korçarët triumfuan me rezultatin 1-5 në “Loro Boriçi”, aty ku Brdariç vendosi të paraqitet me futbollistët që kanë marrë më pak minuta, apo të rinj të akademisë, pasi humbja i siguronte Vllaznisë edhe pjesëmarrjen në Kupat e Europës, duke qenë se Skënderbeu vijon të jetë i pezulluar dhe nuk garon dot aty.

Nga ana tjetër Tirana triumfoi sërish në Rrogozhinë, këtë herë me shifrat 0-3, por ky rezultat nuk mjaftoi që të bëhen pjesë e Final 4 për titullin kampion, teksa bardheblutë mbyllin sezonin në vendin e pestë.

Ky pozicion i mban me shpresë për një vend në Europë, por edhe këtë herë fati i Tiranës varet nga Egnatia, që nëse fiton Kupën e Shqipërisë ndaj Kukësit të martën në mbrëmje, atëherë u jep edhe bardhebluve një biletë europiane.

Partizani triumfoi me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Erzenit, duke blinduar vendin e dytë, me pikë të barabarta me Egnatian, por me një bilanc negativ në përballjet direkte.

Në sfidat e tjera, Teuta mposhti Dinamon 1-0 me një gol në shtesë, ndërsa Laçi mposhti Kukësin 2-0, me kurbinasit që do të duhet të sigurojnë mbijetesën nëpërmjet një ndeshjeje shtesë, me fituesen e Play Off-it të Kategorisë së Parë.

7 Komente

  1. I
    Ilir

    Vllaznia dhe Egnatia duhen ndeshkuar vetem krshtu mundet te themi futbollit loje dhe jo pazar.Masa ndeshkuese te jene si ne europe zbritje nga kategorie dhe gjobe.Nuk eshte futboll ky

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tifozi

      SKANDAL në futbollin Shqiptar Klubi i Vllaznisë dhe i Egnatias duhet të dënohen se e shitën nfeshjen gjithashtu edhe Skendërbeu dhe Tirana duhet të dënohen se kanë bashkëpunuar për ta blere ndeshjen.Nese FSHF nuk mer masa duke i gjobitur me shuma të majme dhe duke i përjashtuar nga edicioni i kupave të Europës në sezonin e ardhsëm dhe në vend të tyre të dergojë Dinamon dhe Teutën , atehere FSHF është organizatorja e këtij SANDALI se ka lejuar shit-blerjen e ndeshjes

      Përgjigjjuni
      1. L
        Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban

        E vetmja ndeshje e vertete ishte Teuta - Dinamo. Gjithe te tjerat ishin ndeshje te shitura. Turp !

        Përgjigjjuni
        1. C
          Coli

          "Vllaznia i le ndeshjen Skenderbeut ' ---Po Tirana fitoi me Egnatian! !!!!!????? Pordhe me Rigon Sa inat e kane Skenderbeun Po vdesin se nuk hyri Tirana Po Interi qe u rraf nga Sasuolo e shiti 'o mjeshtra "o mendjellinjte e pordheve me Rigon

          Përgjigjjuni
          1. B
            Beksi

            Turp e faqja e zeze. Nje kampionat ku ofendohen te gjithe dashamiresit e futbollit. Mos prisni tifoz ne stadjume. Plehra

            Përgjigjjuni
            1. t
              the psycho painter

              kampionati i dukes ...qesharak

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nositi

                A cani Mut Po pse do rezikonte Vllaznia dhe Egnatia Po Reali qe futi te rinjte me Uzinin e manipuloi

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje