Barcelona vijon me rinovimet për lojtarët e saj të rinj. Marrëveshja e radhës ishte me mbrojtësin Pau Cubarsi.
Klubi dhe gazetat katalanase e konfirmuan se 17-vjeçari do të qëndrojë me Barçën të paktën deri në 30 Qershor të 2027.
Klauzola e tij është 500 milionë Euro. Cubarsi u përfshi me ekipin e parë të Barcelona këtë sezon dhe është aktivizuar në 20 ndeshje në të gjithë aktivitetet, madje ka debutuar edhe me përfaqësuesen e Spanjës.
Klubi katalanatas ka blinduar me kontrata afatgjata disa lojtarë të rinj ku mendon të mbështet për një periudhë të gjatë.
Gavi, Yamal, Fermin Lopez, Pedri e Alex Balde përveç marrëveshjeve të reja kanë edhe klauzola që shkojnë deri në 1 miliard Euro.
Lini një Përgjigje