“Fire” kënga zyrtare e Euro2024: Objektiv bashkimi i njerëzve përmes futbollit të mirë e muzikës së bukur

10 Maj 2024, 14:22Sport TEMA
“Fire” kënga zyrtare e Euro2024: Objektiv bashkimi i

Ritmet e këngës “Zjarr” do të shoqërojnë ngjarjen më të rëndësishme të futbollit kontinental, Kampionatit Europian 2024. Tre artistët e muzikës së turneut të kësaj vere, grupi elektronik italian Meduza, One Republic i nominuar për Çmim Grammy dhe kantautori gjerman Leony janë bashkuar për të publikuar këngën e titullar në anglisht “Fire” .

Kënga, e shkruar nga Ryan Tedder i grupit OneRepublic dhe prodhuar nga Meduza, bashkon himnet shumë të pëlqyer të grupit italian, tingujt e OneRepublic dhe notat pop të Leony në një këngë që mishëron entuziazmin dhe shpirtin e tifozëve të futbollit dhe muzikës. Bashkimi i njerëzve përmes futbollit dhe muzikës është edhe mesazhi i këngës himn të Euro2024.

Miliona tifozët që do të ndjekin kampionatin Europian të kësaj vere do të kenë mundësinë të shohin himnin e interpretuar drejtpërdrejt nga tre artistët gjatë ceremonisë së mbylljes, e cila zhvillohet përpara finales në Berlin të dielën e 14 korrikut.


Krahas debutimit të këngës, UEFA ka nisur edhe fushatën në rrjetet sociale #LightYourFire, një iniciativë që inkurajon fansat të ndajnë pasionet e tyre dhe të festojnë bashkimin e muzikës dhe futbollit, me mundësinë për të fituar bileta për në finalen e Berlinit. Kampionati Europian do zgjas nga 14 Qershori deri më 14 Korrik.

Lini një Përgjigje