Kumbulla zgjon interesin e Hamburgut, Roma përfiton deri në 7 mln euro

11 Maj 2024, 13:18Sport TEMA
Kumbulla zgjon interesin e Hamburgut, Roma përfiton deri në 7 mln euro

Marash Kumbulla kërkon ende kohë për të vendosur që të transferohet ose jo në Hamburg.

Sipas ndërmjetësit Lukas Karminitana skuadra e Bundesligës së Dytë është gati qëtë ofrojë 5-7 milionë euro për shërbimet e 24-vjeçarit.

Ndërmjetësi shpjegon se një pjesë të rëndësishme në këtë vendim do të ketë edhe vullneti i Daniele De Rosit.

“Gjithçka varet nga trajneri, por Kumbulla ka mjaft oferta nga jashtë.

Disa skuadra të Bundesligës dhe Bundesligës 2 janë të interesuara.

Hamburgu është njëra prej tyre dhe është gati të ofrojë për kartonin e lojtarit 5-7 mln euro”, tha ndërmjetësi Lucas Karminitana. 

1 Komente

  1. t
    tifozi

    Po shkoi te luaje per nje ekip te kategorise se dyte, do beje gabimin me te madh te karrieres. Kushdo qe ka kaluar nga kategoria e pare tek nje me e ulet, e ka perfunduar karrieren.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje