Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi foli për mediat, pas shortit të “Final Four”, që i vendosi përballë Egnatias.
Xhaferi deklaroi se Vllaznia i ka mundësitë për të shkuar në finale dhe për të fituar titullin kampion, ndërsa kishte edhe një thirrje për tifozët.
"Nuk do e quaja kundërshtar të vështirë, sepse kemi ardhur me meritë deri këtu. Me Egnatian jemi përballur shpesh këtë sezon. Skuadra është e përgatitur. Do bëjë maksimumin për finalen. E respektojmë kundërshtarin, ka lojtarë shumë të mirë.
Vllaznia i ka lojtarët për të synuar titullin. Nuk kam pasur ndonjë preferencë, Të gjitha skuadrat janë të mira dhe e meritojnë “Final Four”. Trajneri aktual, e ka mundësinë për të shkuar në finale. I bëj thirrje tifozëve ta mbushim stadiumin. Do kemi suport nga Shkodra dhe nga tifozët në Tiranë", u shpreh presidenti i Vllaznise.
Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, foli për mediat, pas shortit të “Final Four”, që i vendosi përballë Partizanit në gjysmëfinale.
Takaj deklaroi se ekipi synon titullin, pas një sezoni shumë të lodhshëm. Gjithashtu, ai zbuloi se kanë mbetur edhe tre vite nga dënimi i UEFA-s.
"Ky ishte një vit i bukur. Bëmë një skuadër me djem të rinj dhe të talentuar. Është diçka e madhe për ne dhe qytetin kjo arritje. Të gjithë investojnë në mënyrat e veta.
Kampionati është një gjë e madhe për ne dhe qytetin e Korçës e do të jemi për ta synuar atë. Bëhet një luftë e madhe. Kemi edhe 3 vite nga dënimi. Këto janë ndeshje finale nuk kanë të bëjë motivimi për këto ndeshje s’do ndonjë gjë të madhe se dihet. Gjithë ky vit i mundimshëm, kurorëzohet në “Air Albania”, theksoi presidenti i Skenderbeut.
Egnatia kryesuese, u vendos përballë Vllaznisë, nga shorti i “Final Four”, për gjysmëfinale.
Pas kësaj, për mediat, foli edhe presidenti i Egnatias, Agim Demrozi, i cili deklaroi se ekipi është ndërtuar për të fituar titullin kampion.
"E prisnim edhe Vllazninë. Nuk ka rëndësi. Me Vllazninë jemi përballur me shumë se me ekipet e tjera këtë vit. T’ia lëmë fushës. Ekipin e kemi bërë për kampion. Formulën e dinim që në fillim të kampionatit, pavarësisht keqardhjes. Do luajmë shanset deri në fund.
Ekipi është krijuar edhe për Kupën dhe për kampion. Kukësi është skuadër shumë e mirë, nuk kanë çfarë të humbasin. Tifozët nuk na kanë paragjykuar, na kanë mbështetur, Tifozët e tjera na shikojnë si qytet i vogël, por nuk jemi ashtu. Jemi mesi i Shqipërisë. Kemi shumë tifozët. Nëse fitojnë, do ketë shpërblime për lojtarët", deklaroi presidenti i Egnatias.
Lini një Përgjigje