Beshiktashi refuzon ofertën e Aston Vilës për Ernest Muçin, media turke: Presin 30 milionë euro, të bindur se do të shkëlqejë në EURO24

13 Maj 2024, 19:04Sport TEMA
Beshiktashi refuzon ofertën e Aston Vilës për Ernest

Një ofertë zyrtare ka mbërritur te Beshiktashi për Ernest Mucin.

Aston Villa nuk heq dorë për talentin shqiptar dhe ka bërë ofertën e 20 milionë eurove për të. Por sipas mediave turke, Beshiktashi e ka refuzuar ofertën.

Arsyeja? Turqit nuk e përjashtojnë mundësinë e shitjes së Mucit dhe përfitimit të madh prej tij.

Megjithatë ata duan që të shohin ofertat që do të vijnë pas EURO24.

Te Beshiktashi janë të bindur se Muci do të shkëlqejë në Gjermani dhe presin që vlera e tij e kartonit të mbërrijë në 30 milionë euro pas Europianit. 

1 Komente

  1. e
    e verteta

    Eshte nje Aset per kombetaren Kuq e Zi.Zoti e ruajt nga ndonje demtim se me lojen e tij te mahnit.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje