Taulant Seferi vijon të shkëlqejë para Europianit, gol dhe asist për 5 minuta nga bomberi kuqezi

14 Maj 2024, 18:56Sport TEMA
Taulant Seferi vijon të shkëlqejë para Europianit, gol dhe asist

Taulant Seferi po kalon një formë fantastike në aspektin individual.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare po shkëlqen me skuadrën e Baniyas në Emiratet Arabe teksa ka shënuar së fundmi golin e rradhës.

Në ndeshjen përballë Al Bateh, shqiptari ngushtoi rezultatin në 1-2 duke rihapur llogaritë në minutën e 57’. 5 minuta më vonë, përsëri Seferi do të asistonte për shokun e skuadrës i cili do të barazonte rezultatin në 2-2.

Ky është goli i 12-të sezonal për Seferin dhe asisti i 5-të në 24 ndeshje të luajtura.

Paraqitje e shkëlqyer e tij duke u bërë një kandidat i fortë për një vend në listën e Shqipërisë në Euro 2024.

Lini një Përgjigje