Të shikosh ndeshjen Shqipëri-Itali në krah të Francesco Totti.
Kjo është një nismë e një kompanie bastesh në Itali që i jep mundësinë tifozëve të jenë pranë ish-kapitenit të përfaqësueses italiane.
Betsson Sport në bashkëpunim me faqen Calciatori Brutti i kërkon të interesuarve të shprehin mbështetjen për Italinë, duke publikuar një video ku të jetë goli i preferuar në këtë përfaqësuese të shoqëruar me diciturën #guardalacontotti.
Pjesëmarrja është e hapur deri më 2 qershor, ndërsa 2 ditë më vonë do të përzgjidhet fituesi në mënyrë rastësore.
Përballja Shqipëri-Itali që do të luhet më 15 qershor në Dortmund do të jetë e para për Kombëtaren e Sylvinho që ka në grup edhe Spanjën e Kroacinë.
Lini një Përgjigje