Serie A sinjale pozitive për ekstrakomunitarët: Futbollistët me pasaportë shqiptare mund të firmosin në Itali pa probleme

15 Maj 2024, 10:49Sport TEMA
Serie A sinjale pozitive për ekstrakomunitarët: Futbollistët me

Lajme të mira për futbollistët me pasaportë shqiptarë që synojnë të luajnë në Serie A.

Federata italiane ka dhënë dritën jeshile skuadrave për të blerë edhe dy lojtarë të tjerë ekstrakomunitar, Kuota nuk ndryshon, por është hequr kufizimi i zëvendësimit me dikë tashmë të pranishëm në skuadër. Akordi është arritur prej kohësh, ndërsa në zbatim do të vihet duke nisur nga sezoni i ri futbollistik.

Një rregull që ekzistonte, por që ndryshimi vetëm është se zëvendësimi nuk do të jetë i domosdoshëm. 

Italia bëhet kështu ndër të paktat vende e rregulla kufizues për regjistrimin e shtetasve jashtë Bashkimit Europian, duke rritur edhe konkurencën në elitën e futbollit italian.


Në Serie A aktivizohen shumë futbollistë të kombëtares shqiptare, mes të cilëve emra stabël në ekipin A, si Asllani, Bajrami, Kumbulla, Hysaj, Berisha, Ismajli dhe Ramadani.v

Lini një Përgjigje