Humbja në derbi sjell pasojat e para te skuadra e Partizanit.
Drejtori sportiv i klubit, Arbër Abilaliaj, ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i tij. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, 39-vjeçari ka njoftuar se largohet nga posti i tij te Partizani.
Kujtojmë se Abilaliaj mori rolin e drejtorit sportiv te Partizanit në korrik të vitit 2023 dhe gjatë kësaj kohe shpesh herë ka bërë edhe rolin e trajnerit, sa herë që të kuqtë kanë mbetur pa një timonier.
Por pas më shumë se 2 vitesh, aventurës së tij si pjesë e të kuqve tashmë i erdhi fundi.
Gaz Viçi pasi shiti lojtarët më të mirë shkatëroi ekipin dhe fajson të tjerët....kështu si e ka nis me siguri që do dali nga kategoria....
Abilaliaj beri mire qe iku.Edhe trajneri duhet te largohet nga ekipi.Trainer vendas.Boll mblodhi lojtare nga Afrika.Ka lojtare vendas shume te mire.Shpresa vdes e fundit.Ne fimynd te kampionatit Partizani eshte para Tiranes.
Nga klubi i DEMAJVE doli klubi i VIÇAJVE...
Veni Ner Gegen ose Genc Tomorin dikush tjetër nuk e nxjerr nga gropa ku kanë ronë Turp i modh për futbollin shqiptar⚽️⚽️⚽️