Simone Inzaghi është i hidhëruar pas humbjes së rëndë që Interi i tij pësoi në finalen e Champions League 5-0 kundër PSG, teksa pas ndeshjes për Sky meditoi edhe largimin.
"Jam krenar për këta djem për atë që kanë bërë në këtë udhëtim, padyshim që gjetëm një ekip më të fortë se ne, që meritonte të fitonte trofeun. Ne iu afruam ndeshjes keq, pësuam gola dhe pastaj u tërhoqëm, duke ua bërë punën më të lehtë. Humbja na lë me një hidhërim të madh, por nuk e fshin udhëtimin që kemi bërë. Ne të gjithë duhej të bënim më mirë sonte, unë i pari. Pa tituj, por shumë mirë gjithsesi. U thashë djemve se të gjithë duhet ta mbajnë kokën lart.
E ardhmja? Do ta shohim në ditët në vijim me klubin, pas dy finaleve të humbura në tre vjet ka shumë zhgënjim dhe hidhërim për të menduar për këtë. Do të flas për këtë me qetësi me klubin tim, i cili ishte pranë nesh këtë mbrëmje pavarësisht hidhërimit të madh. Ka shumë zhgënjim për të folur për të ardhmen, që nga 13 korriku kemi dhënë gjithçka që mundëm në 58 ndeshjet e mëparshme.
A do të jem në Kupën e Botës për Klube? Nuk di si të përgjigjem, jam këtu nga mirësjellja dhe respekti për ju. Kjo humbje më trishton shumë, e di që humbjet na bëjnë më të forte. Humbëm në Stamboll dhe më pas fituam kampionatin. Ka hidhërim, duhet ta mbajmë kokën lart, duke e ditur se sonte u përballëm me një ekip më të fortë’’, tha Inzaghi.
na thuaj sa te blene arabet ty pa leri po....et me rigon
Ik sa më parë. Interi duhet të freskohet me lojtarë. Çka mund të presësh më nga Çalhanoglu e Mikhitarian në mesfushë. Çka pret nga Dimarko mbrojtës i majtë. Ku e ke ndonjë lojtar sulmues nga ana e majtë, poashtu nga ana e djathtë qe t'i furnizojnë me topa Lautaron dhe Thuram. Luajte mbrëmë me 4 mbrojtës ndaj ekipit më sulmues të Europës. Na i prishe nervat dhe ik shporru.
Ne fakt ky trajneri medoker,pa Taren ke Lazio,nuk do kish kapur kurre Interin.Le te shkoje ku te doje,ky eshte kulmi i tij ne karriere,nuk di te vleresoje te rinjte,limit qe e demton shume si trajner.
Interi pati nje udheti mahnites deri ne finale. Me lojtaret qe kishte ne dispozicion Inzagi beri me te miren qe mundej. Megjithate humbja turperuese ne finale nuk justifikohet. Ne kete ndeshje per çudi, Interi humbi armet e tij me te forta, taktiken - disiplinen dhe shpirtin e gares . Nuk e di ishte faji i Inzagit apo ekipi nuk zbatoi detyrat, Megjithate 5-0 eshte turperuese...