VIDEO: Sherr i egër mes tifozëve të Interit dhe PSG në metronë e Mynihut

31 Maj 2025, 19:51Sport TEMA
VIDEO: Sherr i egër mes tifozëve të Interit dhe PSG në

Mynihu sot është mbushur me dhjetëra mijëra tifozë të Interit dhe PSG-së të cilët kanë udhëtuar drejt Gjermanisë për të ndjekur finalen e Ligës së Kampioneve mes skuadrave të tyre. Kryesisht ka qenë një atmosferë festive, por duke afruar ndeshja, situata është tensionuar.

Në videot që kanë qarkulluar në rrjete sociale shihet një moment tensioni mes ultrasve të të dy skuadrave të cilët janë përplasur në një stacion metroje në Mynih.

Nuk dihet arsyeja se si lindi kjo përplasje, por mbështetësit e dy skuadrave janë përleshur për disa minuta, me ata francezë që më pas kanë përfunduar në një nga kabinat e metrosë dhe me italianët jashtë saj.

1 Komente

  1. P
    PSG

    Jam supporter i PSG shpresojme te fitojme por kam frike

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje