E ardhmja e Ramadanit, ndryshon fati i mesfushorit shqiptar?

31 Maj 2025, 17:23Sport TEMA
E ardhmja e Ramadanit, ndryshon fati i mesfushorit shqiptar?

Ylber Ramadani mbylli sezonin e dytë te Lecce. Fillimi i edicionit nuk ka qenë dhe aq pozitiv për mesfushorin shqiptar, i cili zhgënjeu me paraqitjet e tij.

Gjithçka erdhi duke u përmirësuar, me Ramadanin që realizoi një eurogol në ndeshjen ndaj Torinos një javë para fundit, duke i dhuruar ekipit 3 pikë jetike për mbijetesën.  E gjithë historia mund të ndryshojë. Ramadani ka mundësi që të qëndrojë te Lecce.

Palët, përpara se të vendosin për të ardhmen, do të bëjnë vlerësimet e duhura dhe do të dalin në një konkluzion. Ramadani në këtë sezon ka luajtur 29 ndeshje.

Lini një Përgjigje