Kapelo vlerëson Taren: Shqiptari i duhuri për Milanin, faktor për rikthimin e Alegrit!

30 Maj 2025, 16:56Sport TEMA
Kapelo vlerëson Taren: Shqiptari i duhuri për Milanin, faktor për

Ditët e para si drejtor sportiv i Milanit kanë nisur mjaft mirë për Igli Taren, i cili bindi edhe Maks Alegrin të bënte rikthimin e madh. Edhe pse nga firma me trajnerin e ndan vetëm zyrtarizimi puna e tij është mjaft e vlerësuar.

Më i fundit që është shprehur në favor të Igli Tares si funksionar i lartë i shoqërisë kuqezi është Fabio Kapelo. Në një interviste të dhënë për “La Gazzetta dello Sport”, ish-trajneri legjendar ka vlerësuar maksimalisht shqiptarin.

“Tare është një drejtor prej vërteti ndërsa Alegri është një trajner i madh. Shqiptari është një preson që merr vesh shumë nga furtbolli dhe duke marrë ish-juventinin tregoi se në këtë fushë kupton shumë. Jam i bindur se ka qenë një faktor me shumë peshë në vendimin që mori Alegri për tu riukthyer. Me një trajner si Alegri, lojtarët e Milanit nuk do të sillen më ashtu siç u sollën vitin e kaluar”, tha Kapelo.

2 Komente

  1. M
    Muc Xhepa, diplomat karriere dhe prozator

    Allegri eshte nje trajner ordiner qe nuk ka pasur asnje sukses ne Itali bile dhe e perzune nga Juventusi, marrja sporadike e nje kupe nuk tregon cilesite e nje trajneri, ardhja e Alegrit tek Milani do te tregoje edhe deshtimin e Tares, qe per mendimin tim eshte nje ordiner i zakonshem qe nuk besoj qe do ta mbylli vitin tek Milani.

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cinxo

      Muço, lere fotbollin, merru me diplomaci. Nganjehere me pelqen kur mbon Trampin, po nashti me Taren e ke dhi krejt.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje