I padëshiruar: Asllani i ngel në derë Interit

6 Gusht 2025, 19:12Sport TEMA

I padëshiruar: Asllani i ngel në derë Interit

Të tepërt, të padëshiruar. Kjo është sot situata e Taremit dhe Asllanit tek Interin. Sulmuesi iranian dhe mesfushori shqiptar nuk bëjnë pjesë në planet e klubit zikaltër. Gjithçka është e njohur dhe e shpallur hapur, por pozicionet e dy lojtarëve duken të ndryshme. Për Asllanin kanë ardhur oferta konkrete, më e rëndësishmja ishte ajo e Betis Sevilla, rreth 15 milionë euro.

Sidoqoftë, deri më tani ai i ka refuzuar të gjitha ofertat e marra, e fundit ajo nga Sassuolo. Asllani dëshiron të qëndrojë në Itali, por synon një klub të nivelit mesatar e lart, që luan në Kupat e Europës. Ja pse po pret ende që Bologna dhe Fiorentina të hedhin hapin përpara, duke konkretizuar interesimin e muajit të kaluar.

Megjithatë Interi, që synon të përfitojë financiarisht nga shitja e tij, po frikësohet gjithnjë e më shumë se me kalimin e kohës nuk do të mund të arrihet veçse një marrëveshje për huazim me të drejtë blerjeje. Formulë, pikërisht, që nuk preferohet.

Nuk mund të thuhet se ka pakënaqësi, por padyshim situata po bëhet çdo ditë e më delicate. Eurot që klubi shpresonte të merrte nga shitja e Asllanit do të duheshin përdorur sa më parë për të rritur fondin e nevojshëm të operacioneve hyrëse, përfshirë atë që lidhet me Leoni.

Për Taremin, nga ana tjetër, situata është disi ndryshe. Më saktë, iraniani nuk do ta kishte refuzuar një ofertë si ajo spanjolle që erdhi për Asllanin. Në pritje të rikthimit në Itali, ai i ka bërë të ditur Interit se nuk do ta kundërshtojë largimin e tij, me të vetmin kusht që të vazhdojë të luajë në Europë, prej nga vijnë edhe refuzimet ndaj Flamengo dhe Botafogo.

Për momentin, përveç disa “sondazheve” nga Premier League, klubi që ka shfaqur më shumë interes për Taremin ka qenë Besiktas. Interi e vlerëson kartonin e tij ndërmjet 8 dhe 10 milionë euro, por ndryshe nga rasti i Asllanit, mund të bindet në fund edhe për një huazim, duke u liruar kështu gjithsesi nga barra e një page relativisht të lartë.

5 Komente

  1. S
    Sqepari

    Asllani eshte nje futbollist super i formuar dhe e ardhmja e tij nuk varet nga simpatite e antipatite e trajnerit. Se sa vlen e tregon vete shifra e larte qe klubi kerkon te vjele? Idem eshte Broja.

    Përgjigjjuni
    1. t
      tifozi

      Per Asllanin kam shpresuar shume se do arrinte te ishte nje lojtar klasi dhe duke qene se eshte shume i ri, do kishte arritur te behej nje as tek Inter. Duhet thene se personalisht jam zhgenjyer prej performancave me luhatje qe ai ka patur. Nje gje duhet ta kemi te qarte qe te gjithe se vendin ne formacion nuk ta jep traineri, por i merret atij me forcen e lojes qe zhvillon cdo lojtar. Asllani eshte akoma larg nje performance qe nuk do i linte hapesire kujtdo traineri te mos e perfshinte ne formacionin baze. Sa here qe i pasohet topi, ia ia kthen ate te njejtit lojtar me pasime te shkurtra, kur ai, si organizatori i lojes duhet te jete lojtari qe pason me topa te gjate tek sulmuesit. E ka bere kete gje vetem disa here gjate gjithe ndeshjeve qe ka zhvilluar. Duket qe nuk ka besim tek vetja. Nje tjeter "huq" shume i keq, eshte kur "fshihet" mbrapa kundershtarit, ne vend qe te dale i lire qe shoku i skuadres qe e ka topin, tia pasoje atij. Kete e ben me shume tek Interi, se sa tek ekipi jone kombetar. E fundit, ai ka nje fizik shume te dobet. Ne perplasjen me te lehte, perfundon ne toke. Shkurt, eshte nje lojtar qe nuk ka nivel per njeskuader si Inter, apo cdo skuader te nivelit te larte. Na vjen keq per te, por kjo eshte e verteta. Te shpresojme vetem ne ndonje mrekulli qe ai te permiresohet, pasi te gjithe e duam kete gje.

      Përgjigjjuni
    2. n
      nacionalisti

      Lojtar shume i dobet... do shikoni se si do perfundoje.... ky nuk ka me rritje, rritjen e kishte se ishte te interi duke ngrof stolin, poshte e me poshte do shkoje... kuptohet qe i eshte rritur mendja, ka refuzuar 4 ekipe deri tani... edhe Maradona te ishte do kishte pranu, jo me Asllani lojtar patatine, ke frike ta prekesh se e fluturon 4 metra matane

      Përgjigjjuni
      1. B
        Barcelona

        Lojtar 2 Kile, rrexohet qe ne perplasjen e pare, i mire vetem per pjesen e pare te lojes, ne pjesen e date i varen breket.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tifozi plak

          Mire dhe kaq eshte sukses i madh qe eshte pjese e Interit .30 vjet me pare lojtaret e ketyre skuadrave na dukeshin jashtetokesore nashi kemi disa shqiptare ne to .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje