I shkuan një hap larg Kupës së Botës, presidentja Vjosa Osmani dekoron përfaqësuesen e Kosovës në futboll

1 Prill 2026, 11:20Sport TEMA

I shkuan një hap larg Kupës së Botës, presidentja Vjosa

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka akorduar sot një dekoratë përfaqësueses dardane të futbollit, pavarësisht humbjes 0-1 nga Turqia të martën mbrëma në finalen play-off për kualifikim në Botërorin 2026.

Paçka humbjes, Osmani ka thënë se futbollistët e kanë veshur me krenari fanellën e Kosovës dhe i ka përgëzuar për rrugëtimin e tyre. Në ceremoninë e dekorimit ishin të pranishëm kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, trajneri i Kosovës, Franco Foda dhe futbollistët Vedat Muriqi e Valon Berisha.

Kosova i shkoi një hap larg Kupës së Botës që këtë verë zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

1 Komente

  1. G
    Go West

    Urime futbollisteve kosovare! Na kane bere krenare me lojen dhe me sjelljen e tyre shume korekte. Meritojne gjithçka. Do veçoja Muriqin, nje lider i lindur, u kujdes per lojtarin turke qe e goditi nga mbas te rrezuar.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje