“Ishte super”, trajneri i Burnley i bën elozhe Brojës për ndeshjen e parë si titullar: Kemi parë versionin më të mirë të Armandos

10 Dhjetor 2025, 15:39Sport TEMA
“Ishte super”, trajneri i Burnley i bën elozhe Brojës

Trajneri i Bërnlit, Skot Parker, shkoi dhe takoi menjëherë Armando Brojën në momentin kur e zëvendësoi në minutat e fundit në ndeshjen ndaj Njukasëllit. U duk menjëherë që ishte një gjest pozitiv për sulmuesin dhe kjo u konfirmua edhe nga fjalët që tha trajneri në konferencën e sotme për mediat.

Ai u pyet rreth paraqitjes së Brojës në atë sfidë dhe Parker nuk kurseu elozhet për të, duke e cilësuar si një paraqitje shumë të mirë nga sulmuesi i Kombëtares shqiptare.

“Unë isha më të vërtetë i kënaqur me të, me të vërtetë. Mendoj se ishte versioni më i mirë që kemi parë nga Armando.

Ai luajti ndeshjen e parë si titullar dhe të jem i sinqertë mendoj se ishte super. Në fillimin e ndeshjes, kur ishim 11 kundër 11, ai ishte një platformë për ne, na dhuroi diçka. E bëri edhe kur mbetëm me 10, kur ajo vijëza e energjisë fillon e bie në atë momente, kur je një numër 9 aty para i vetëm dhe mund të humbasësh entuziazmin pasi po lufton i vetëm atje. Por e përsëris, ai ishte super, ndaj jam shumë i lumtur për të.

Rotacion apo zgjedhje? Pak nga të dyja. Mendova se kishim nevojë që të freskonim gjërat pak pas një jave të ngarkuar. Por gjithashtu ndjeja se në këtë ndeshje ndaj një skuadre si Njukasëll, do të na duhej të shfrytëzonim hapësirën që linin pas krahëve, ndaj na duhej ai lloj profili lojtari. Siç e thashë, funksionoi mirë”, tha trajneri duke i dhënë kështu merita Brojës për paraqitjen e tij.

5 Komente

  1. A
    Ana

    Nese ne Premier league luajne te themi 20x 3 = 60 sulmues, ky eshte i fundit i listes.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tifozi plak

      Po ky eshte s’kemi te tjere e inshallah vjen ne forme bashke me te tjeret per ndeshjet e Marsit .

      Përgjigjjuni
      1. N
        Naimi

        se mos ka qene ndonjehere ne forme qe te vije prape. Te ishte i mire nuk e largonte Chelsea.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !-'""""!

          E di si flet ti ? Si te ai filmi " Shkelqim i Perkohshem " me Xhevair Zenelin futbollist : "....thone qe e ka trajtuar ca kohe edhe Dinamo ...." ..." ...e pse se mbajti Dinamo...??"...!!!

          Përgjigjjuni
          1. S
            Saimi

            Naim. Mos u bej bukeshkale. Harrove qe golat e tij me Hungarine na çuan ne Europian ?

            Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje