“Iu kujtohet Euro2016?’! Askush nuk e ka vendin të sigurt në Kombëtare, Gega: Lorik Cana ishte kapiten, e pa ndeshjen e tretë nga stoli

7 Maj 2024, 15:40Sport TEMA
“Iu kujtohet Euro2016?’! Askush nuk e ka vendin të sigurt

Gjithmonë e më shumë po afrohemi me Euro24. Fillimisht do të njohim listën e lojtarëve që do të shkojnë në Gjermani dhe më pas do të nisin diskutimet sa i përket 11 startuese, të paktën për ndeshjen e parë kundër Italisë.

I ftuar në “Procesi Sportiv”, Skënder Gega, nuk sheh vende të sigurta titullari. 

Madje Gega ka sjellë një shembull shumë të mirë në këtë drejtim me Lorik Canën, kapitenin e përjetshëm të Kombëtares. 

Pasi shkoi me shirit kapiteni dhe u ndëshkua me karton të kuq kundër Zvicrës, Cana e nisi ndeshjen e tretë nga stoli pasi mbrojtësit e tjerë iu përgjigjeshin më mirë skemave të De Biazit.

“Nëse e mbani mend 2016 ishte kapiten te Shqipëria, por brenda katër ditësh ndryshoi historia. E pa që deri aty ishte, të jemi të qartë. 

Nga kapiteni që ishte lideri i Shqipërisë, e pa ndeshjen e tretë nga stoli. Prandaj janë edhe lojtarët e tjerë që ti i ke në dispozicion”, tha Gega.

2 Komente

  1. N
    Nastradini

    E pa nga stoli sepse Cana shiste ndeshjet. Te kujtohet ai kartoni i kuq me Zvicren?

    Përgjigjjuni
    1. x
      xhani

      e pa nga stoli sepse de biazi gaboi,por ai u tregua profesionist dhe respektoi vendimin,de biazi largoi gjimshitin gaboi qe nuk e vlersoi,ky eshte futbolli

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje