Madridi vazhdon të zgjerojë legjendën e tij. Në ditët në vijim, trofeu i 36-të kampion në La Liga do të vendoset në vitrinat e klubit.
Së bashku me Juventusin, është skuadra që në pesë ligat kryesore evropiane që ka fituar më së shumti kampionatin e saj. Por ky titull përbën një moment historik të ri në historinë e klubit të bardhë: ai e bën Florentino Perezin presidentin më të suksesshëm në historinë e klubit të bardhë.
Presidenti aktual i kalon 33 titujt e futbollit që Madridi fitoi nën mandatin e Santiago Bernabeut. Për Florentino Perezin, trofeu në La Liga është i 34-ti si president i Realit.
Dhe ai vazhdon të grumbullojë merita dhe trofe që do ta bëjnë të pavdekshëm në historinë e klubit. Reali ka fituar 34 tituj nën drejtimin e Florentino Pérez, i cili ka qenë president që nga vera e vitit 2000, me një pushim midis dorëheqjes së tij në vitin 2006 dhe rizgjedhjes së tij në 2009.
Titulli i tij i parë ishte pikërisht një Ligë, në sezonin e parë si president (2000-2001). Më pas kanë ardhur gjashtë kampionate të tjera. Kanë qenë edhe shtatë Superkupa të Spanjës. Një rekord që plotësohet me 1 Kupë Interkontinentale, 5 Botërorë për Klube, 5 Superkupa të Europës, 3 Kupa të Mbretit dhe xhevahiri në kurorën e klubit: 6 tituj në Europë (Liga e Kampioneve).
Por Perez e di më mirë se çdo njeri se çfarë personifikon Santiago Bernabeu për Realin, këtë person që ai e ka lënë pas tashmë. “Bernabeu ishte një pionier dhe një vizionar që e kuptoi se ndërtimi i stadiumit më të mirë në botë dhe përqendrimi i lojtarëve më të mirë ishin formula perfekte për të farkëtuar ikonën universale që është sot Reali i Madridit” .
Fraza u shqiptua nga Florentino Pérez në fjalimin e tij para anëtarëve në Asamblenë e kaluar dhe përmbledh lajtmotivin frymëzues që ka udhëhequr menaxhmentin e tij për të vendosur Madridin në krye të futbollit botëror edhe në shekullin e 21-të.
Ky Fiorentino Perez, shquhet dhe per nje rekord te rendesishem,ate te blerjes se arbitrave dhe federates.
Reali me nje akademi futbolli te deshtuar breza e breza te tere femije e adoleshnte enderrimtaresh te shkuar per lesh pa arritur dot te behen pjese e ekipit te pare, aresyeja shume e thjeshte: Milioneri Florentono Perez me thesin e milionave ne krah para te taksapaguesve spanjolle, nuk le talent dhe lojtar me emer ne cdo cep te Botes pa e blere per te luajtur me Realin. Tifozet e Realit bejne tifo per lojtare qe nuk kane asnje lidhje me Realin pervec parase, lojtare spanjolle ne formacion nuk e kalojne mumrin tre. Pervec blerjeve te sukseshme Presidenti Perez ka bere blerje qe kane rezultuar deshtake duke sjelle tek Reali lojtare te blere me miliona, me rroga milioneresh, por te larguar pa lene asnje gjurme.
Perez eshte binjaku i Mogit me nje influence me te madhe kjo edhe ne Evrope.Zotesi eshte dhe kjo pavarsisht menyra.Nje president qe ka ndikuar edhe per topin e arte aq i fuqishem eshte.
Kot ankoheni ju tifozet e Barcelones !? Blerja e albitrave ka lindur ne Barcelone,prandaj ska me pare. Parate i morri me thes Leo dhe iku duke ju lene glasen.
I ke pare ndeshjet ti besoj se 6 me 2 dhe 5 me 0 skane nevoje per koment kur te rref me keto shifra ska arbiter qe te ben derman apo ke ndonje mendim tjeter?Ato qe shikohen nuk ka nevoje te me thuash qe e ndihmoj arbitri Reali keshtu ka qene gjithmone hajduti therret kapeni hajdutin.