Ernest Muçi pritet të vazhdojë karrierën në Premier League. Fantazisti shqiptar, prej kohësh është kthyer në një objektiv real për skuadrën e Aston Villa-s.
Klubi anglez po përgatit ofertën për Besiktas-in, me shpresën se do të arrihet një marrëveshje.
Klubi turk e afroi Muçin në merkaton e dimrit nga polakët e Legias, për 10 milionë euro dhe kërkojnë të përfitojnë sa më shumë nga shitja e tij.
Nga Turqia, raportojnë se trajneri i Aston Villa-s, Unai Emery, ka dhënë aprovimin për transferimin e Muçit në merkaton e verës.
Tekniku spanjoll kërkon një fantazist për sezonin e ri dhe shqiptari duket profili i duhur.
22-vjeçari po përgatitet për të luajtur në elitën e futbollit anglez, ndërsa mund ta shohim edhe në Ligën e Kampioneve.
Aston Villa, aktualisht mban vendin e katërt në renditje dhe me shumë mundësi, në sezonin e ardhshëm, do të marrin pjesë në Champions League.
Klubi anglez, u vu në gjurmët e Muçit, pas ndeshjes me Legian në Conference League, ku fantazisti gjeti edhe rrugën e rrjetës.
Muçi ka kontratë me Besiktas deri në vitin 2027 dhe klubi turk, mund ta lejojë të largohet, vetëm nëse plotësohen kërkesat e tyre financiare.
Në 13 ndeshje të luajtura me skuadrën bardhezi nga shkurti, futbollisti shqiptar numëron 3 gola të shënuar, ndërsa është kthyer në një titullar të padiskutueshëm.
Lini një Përgjigje