Jenishehri zbulon se si mundet Serbia: Jam matematicien, Duka dhe Silvinjo janë xhelozë, duhet zhdukur xhelozia!

2 Qershor 2025, 23:08Sport TEMA

Jenishehri zbulon se si mundet Serbia: Jam matematicien, Duka dhe Silvinjo

Ish deputeti Selami Jenishehri, ka ndërtura një skemë, se si Shqipëria mund të mposhtë ekipin serb, por thotë se Armand Duka dhe Silvinjo nuk pranojnë takim. 

I ftuar në "Të Paekspozuarit", Jenishehri tha se ka studiuar matematikë dhe kjo e ka ndihmuar për të krijuar skemën. Madje, Jenishehri u ngrit në këmbë dhe demonstroi disa nga lëvizjet me top, që duhet të bëjnë futbollistët. 

"Unë jam diplomuar në shkencat e matematikës dhe fizikës dhe kam qenë mësues matematike. Meqenëse isha mësues kujdestar i klasës sportive, trajneri Ramazan Ragami, i stërviste me fjalën e fundit të shkencës.

Unë bëhem kurioz, meqenëse kisha djalin në futboll dhe shoh që stërvitja që publikonte FIFA nuk ishte në nivelin që mund të përmirësohet. Unë nxjerr një stërvitje me bazë shkencore tjetër. Nuk të stërvis këmbët por trurin. Unë të ndryshoj mendësinë. Kur të bëj mendësinë e Mesit, ti je lojtar si Mesi.

E provoj me futbollistët e Vllaznisë, e merr vesh Federata, më thotë a ka mundësi të bëjmë këtë, sepse më thonë futbollistë, trajneri gjerman nuk ka nivelin e Jenishehrit. E bëjmë me porosi.

Zoti Duka dhe zoti Silvinjo, kanë detyrim ligjor, që një eksperiment që e ka bërë FSHF dhe ka dalë më mirë se FIFA t’ja transmetojnë futbollistëve.

Altin Rraklli më ka marrë këshilltar, se unë di atë gjë që nuk di asnjë trajner, as braziliani Silvinjo. I bëj letër Armando Dukës, a ka mundësi të flas me ata futbollistë? Pse nuk pranojnë? Unë jam shqiptar.

Kjo xhelozi nuk mund të lejohet kur ne ditën e shtunë, është një ndeshje, çdo shqiptar e kupton se çfarë është për Shqipërinë. Nuk më lë mua, të diplomuar në matematikë, deputet i Kuvendit. Duhet zhdukur xhelozia që ka trajneri", tha Jenishehri. 

 

14 Komente

  1. S
    Sipërfaqja e topit

    Nuk e besoj këtë që thotë Jenishehri. Megjithatë, futbolli dhe matematika janë 2 gjëra të ndryshme, kanë "ligje" të ndryshme.

    Përgjigjjuni
    1. ¿?

      Ti per matematike mund te kesh mbarur, po je edhe koqe kandari

      Përgjigjjuni
      1. S
        Silviño

        Duam tek e tek me porta te vogla Selamiu vs Saliu

        Përgjigjjuni
        1. p
          penicillina

          ky eshte mbreti i koqeve, pas mulit

          Përgjigjjuni
          1. Y
            Yyyppp Xhixhi

            Ahhhhh demokraci ca na bere. S’ngeli me veshgjate pa iu dukur vetja kale rrace. E kishte mire Enveri qe here pas here i conte ne zbor apo ne prodhim qe te uleshin ne toke se ndryshe tipa si ky rrinin ne ajer pastaj me presh ne bythe. Me vrap tek kanali, kape kazmen e hape krahun se do kapur norma ditore per hapje kanali ne vije lineare. Ne darke pastaj s’kishin me kohe te filozofonin. Aahhhhhh po se harrova edhe ate veshgjatin tjeter Profesor Pilincin qe i jep intervista vetvetes tek TV Shpresa????????‍♂️????????‍♂️. Ai ka vajtur gjer ne Allemanje qe te na sjelle shpresen dhe dijen. O tempora o mores. Ai do e shemb fare malin e korrupsionit ne date 13 qershor. Po s’ja doli dot, dihet ajo qe fajin e ka Saliu me Edin.

            Përgjigjjuni
            1. G
              GENCI

              JE I MODH

              Përgjigjjuni
            2. T
              Taulant

              E bukur shprehja “të kanë ik pëllumbat o shoku”! Po ky nuk paska pas pëllumba fare.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nini

                Ky dhe zhozefina perfaqesues tipik tevshkodres. Njeri kar tjetra pidh i marre

                Përgjigjjuni
                1. a
                  anti25642654censurë

                  ku i gjeni këta idiotë mor njerëz??boll më me humorin e alfredo kacos,të atij dalipit e sazes,se na mbytët!mjaftojnë si deputetë,e mos na i sillni dhe si specialistë të çdo gomarllëku!!

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Genti

                    Ec atyyy baluket. Pall k…

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Vala

                      Na mbyten idiotet!

                      Përgjigjjuni
                      1. a
                        anti25642654censurë

                        kush e di sa i bukur i duket vetja këtij??a thua ti duket vetja më i bukur se trapi i amerikës??unë them se do tia kalonte trapit nëse do ti oksigjenonte flokët!!ky ka më shumë flokë dhe do ti a kalonte dhe do dukej një biond fantastik!!mund ta zgjidhnim dhe K/M në vënd të naltgjatësisë!!

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Na mbyten gomeret

                          O njeres se nuk dua te perseris cfare kam thene pa keta bota do ishte me e varfer. Imagjinoni qe askush te mos gabonte cfare merzitije do ishte kurse keta I japin ngjyra budallallekut nuk te lene kurre pa humor dhe ta nxjerrin si me pinch te qeshuren edhe kur je I zene kaps. Ky tip pervecse trap nuk eshte I dhunshem ndryshe nga ata hajvanet e tjere.

                          Përgjigjjuni
                          1. l
                            luci ano

                            O Selami, nuk eshte se nuk po te therrasin se eshte xheloz trajneri mor burr, nuk te therrasin ngaqe je ti koqe.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje