Juventus e ka seriozisht për të marrë Mario Mitajn, klubi rus i vë çmimin

29 Mars 2024, 11:25Sport TEMA
Juventus e ka seriozisht për të marrë Mario Mitajn, klubi rus i

Fati i Mario Mitajt është i lidhur ngushtë me Italinë. I pari ishte të shtunën, kur Shqipëria luajti me Kilin në Parma, ku Mitaj ishte i vëzhguari special nga drejtuesit e Juves.

“Zonja e Vjetër” ka nisur të punojë për sezonin e ri dhe kërkon të ndryshojë faqe, duke ndjekur profile të rinj në merkato, sigurisht lojtar me kosto jo të lartë.

Mitaj ishte në vëzhgim edhe gjatë miqësores kundër Suedisë, ku Shqipëria humbi 1-0. Anësori kuqezi, duke iu referuar edhe fjalëve të Sylvinho-s, ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë, u përball me futbollist të kalibrit të lartë, lojtar si Kulusevski, i cili i solli ekipit bardhezi 40 milionë euro.

Jo vetëm Juve, TuttoSport shkruan se Mitaj është në sytë e shumë klubeve të tjerë, për më tepër që djaloshi do të marri pjesë në “Euro2024”, ku e ka vendin të sigurt në formacion.

Në Evropian, Mitaj do të jetë në vitrinën e rëndësishme pasi Shqipëria do të luajë kundër ekipeve “big” si Italia, Spanja dhe Kroacia, për këtë është i qartë edhe Giuntoli i cili nuk dëshiron të humbas kohë dhe ka nisur kontaktet e para me drejtuesit e Lokomotivë Moskës.

Gjithnjë sipas TuttoSport, klubi rus e vlerëson me 8-10 milionë euro kartonin e Mitaj, një shifër e përballueshme për “Zonjën e Vjetër” pasi anësori kuqezi konsiderohet si një lojtar me shumë potencial.

Lini një Përgjigje