Kapiteni Berat Gjimshiti: Kombëtarja shqiptare duhet të përmirësojë diçka…

9 Shtator 2025, 23:01Sport TEMA
Kapiteni Berat Gjimshiti: Kombëtarja shqiptare duhet të

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, pas fitores minimale ndaj Letonisë.

Gjimshiti u shfaq i lumtur për triumfin, ndërsa theksoi se kuqezinjtë duhet të përmirësojnë pjesën e lodhjes.


Ndër të tjera ai tha se ekipi bëri mirë në pjesën e parë, ndërsa në të dytën e ulën ritmin.

“Jemi të lumtur për fitoren dhe 3 pikët këtu në Shqipëri, për të mbajtur të hapur mundësinë për kualifikim. Pjesa e parë ishte shumë e mirë, në të dytën e ulëm. Ata prisnin që të krosonin. Lodhja fakti më i rëndësishëm te skuadra jonë, që duhet përmirësuar te ne.


Kisha shumë kohë të mendohesha për të gjuajtur mirë. Shpresoj që herën e tretë të bëj mirë. Rëndësi ka fitorja dhe për këtë jam i lumtur. Në atë moment nuk mund të mendoj për ndryshimet e lojtarëve, vendos trajneri për këtë.

Edhe unë nuk jam në nivelin që mund të jem në fund të sezonit. Çdo lojtar jep maksimumin dhe dëshiron të luajë. Të gjithë janë të lumtur kur fiton Kombëtarja”, u shpreh Gjimshiti.

3 Komente

  1. p
    partia

    Lojë w skematizuar; aksione të munimshme.ose sulme të shtrëzuara; mungesë intuite. I vetmi lojtar me intuité pasimi është MITAJ. Pasimet e lexueshme ndërpriten me sukses se i japin kundërsharit hapësirë pozicionimi. Zgjidhja . mbrojtja Shqipëri, sulmi Dardani, ose një ëndërr kombëtare.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vjosa

      Gjimshit ! Të mos ishte penalltia ose Asllani ta kishte humbur ,rezultati 0 -0 .Në cilin drejtim u dalluat ju? Në pregatitje taktike , teknike,fizike, vetë kkishit dëshirë për fitore dhe u impenjuat, kaq .Ajo nuk është fitore ,analizoni me kurajo gabimet ,kritikoni pa ndroje shoku shokun për të nxjrë mësime dhe detyra për ndeshjet e tadhës dhe sidomos ndaj Serbisë.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nuk ka nevoj per ermr sepe do dini nj dit at

        Po car duhet t permirsoj se nuk humbet gjuajtja 2 metro larg portes

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje