Kristjan Asllani bëri një ndeshje dinjitoze ndaj Suedisë, në miqësoren që u fitua nga kombëtarja nordike me rezultatin 1-0. Në prononcimin e dhënë pas ndeshje për mikrofonin e “Supersport”, mesfushori shqiptar i Interit u shpreh:
“Nuk shkoi që humbëm ndeshjen. Ekipi luajti mirë, luftoi. Pas ndeshjes me Kilin humori ishte i ulët. Kemi bërë një superndeshje. Objektivi jonë është Europiani, po punojmë dhe do t’ia arrijmë sa më mirë.
Unë besoj që sot kam bërë ndeshje të mirë, mua më intereson ekipi, çfarë mendon trajneri, presidenti dhe stafi jonë.
Për mua nuk ka problem, luaj me të gjitha modulet. Kam luajtur para mbrojtjes, sot bëra këtë rolin tjetër. Si unë si Laçi sot kemi bërë shumë kilometra. Objektivi jonë e dinë të gjithë kush është”, u shpreh Asllani.
Sigurisht qe e dine te gjithe. Objektivi juaj eshte te mos turperoheni ne Europian me humbje me goleada , se qe do ti humbni te treja sfidat kjo eshte e ditur.
Sa here humbasin, keta djem kane bere superndeshje! Me duket tamam se ne Shqiperi ka rene nje virus ku politika eshte futur ne koken e shumices. Po si ke bere superndeshje ti kur humbe?! Futbolli luhet per bukurine e tij magjepese, por qellimi perfundimtar eshte rezultati. Dhe rezultati juaj eshte negativ e ju na nxirrni ndeshjen pozitive! Lere te themi ne se ishte "gjynah" kur lozni mire e nuk fitoni, por ju duhet te nxirrni te metat qe te mos i perserisni heren tjeter se keshtu si flisni, humbjet i keni ne xhep.