Bastet favorizojnë Suedinë përballë Shqipërisë, ja kush do të gjykojë në ndeshjen e sotme

25 Mars 2024, 15:31Sport TEMA
Bastet favorizojnë Suedinë përballë Shqipërisë, ja

Pas humbjes me Kilin në Parma të Italisë, padyshim që kuotat e Shqipërisë në baste janë rritur.

Në takimin e sotëm miqësor, kompanitë e basteve shohin favorit absolut kombëtaren suedeze duke i caktuar një koeficient 1.60 për një fitore të mundshme.

Ndërkohë për një sukses të kuqezinjve kuota është caktuar 4.50.

Barazimi mes dy skuadrave ka koeficientin 3.90.

Duke nisur nga ora 19:00, në Stokholm Shqipëria do të sfidojë Suedinë, në një takim që do të gjykohet nga një treshe rumune.

Kryesori i kësaj sfide do të jetë Marsel Birsan, i cili do të gjykojë takimin e dytë ndërkombëtar në karrierë.

42-vjeçari ka arritur vetëm të gjykojë në raundin paraeliminator të Ligës së Kampioneve.

Asistentët e tij do të jenë Sebastian Gjergji dhe Gjergj Unacsu.

1 Komente

  1. l
    lani

    Shqiperia ska pas as nuk ka futboll lojtaret cop cop

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje