Për trajnerin e kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho-n ndeshjet miqësore ndaj Kilit që Shqipëria e humbi me rezultatin 3-0 dhe ndaj Suedisë që luhet këtë të hënë, priteshin të ishin shumë të vështira.
Duke folur në konferencën për mediet në prag të ndeshjes ndaj Suedisë, Sylvinho zbuloi se do të ketë ndryshime në formacion, pasi dëshiron që të provojë sa më shumë lojtarë në fushë përpara Europianit 2024.
Ndërsa sa i përket humbjes ndaj Kilit, kreu i solit të “kuqezinjve” shpjegoi se nuk ka pasur kohën e mjaftueshme për të bërë analizën e duhur dhe se kur të kthehet në Tiranë do të ketë një pasqyrë më të qartë përpara EURO 2024.
Miqësoret: “E dinim që ishin ndeshje të vështira dhe pas kthimit në Tiranë ne do duhet të mendojmë për listën e Euro 2024. Ne kishim dy ndeshje miqësore që të përgatiteshim për Europianin. Sigurisht që është e vërtetë që është e paevitueshme që lojtarët të mos mendojnë për Europianin, po ata gjithashtu mendojnë edhe të japin maksimumin në fushë. Ne si ekip po vlerësojmë formën e çdo lojtari që të mund të vendosim në fund se cilët lojtarë do jenë pjesë e listës. Megjithatë ndaj Suedisë duhet të bëjmë një lojë të mirë, pasi kemi përballë një kundërshtarë shumë të fortë dhe me histori.”
Kili: “Ne duhet të punojmë si skuadër, të punojmë fortë që nesër të jemi gati kur të zbresim në fushë. Po duhet të jemi të vetëdijshëm që përpara kemi një kundërshtar shumë të fortë, siç ishte Kili. Ne e dinim forcën e tyre, Kili ka lojtarë si Alexis Sanchez, por ne donim të luanim me kundërshtarë të fortë. Megjithatë të mos harrojmë që bëmë kualifikuese shumë të bukura dhe duhet të punojmë sërish që të jemi në atë formë. Sigurisht që lojtarët janë në ankth për pjesëmarrjen në EURO 2024, por duhet ta shfaqin veten dhe të tregojnë maksimumin e tyre që së pari të marrim rezultatin e duhur këtu.
Formacioni: “Nesër do të kemi ndryshim në formacion, në mënyrë që të gjithë lojtarët të kenë mundësinë të luajnë. Ne kemi lojtarë të një në kombëtare si Mitaj, Mihaj, Seferi, Asllani, Manaj etj që nuk kanë luajtur shumë ndeshje bashkë dhe duhen provuar. Megjithatë ne duhet të mendojmë kur t’i hedhim lojtarët në fushë, pasi nuk mund të bësh 5 apo 6 ndryshime, pasi na duhen edhe rezultatet. Ne nuk i shohim lojtarët vetëm në ndeshje, por edhe në stërvitje sa japin e si përshtaten me njëri-tjetrin, ndaj duhet t’i shohim me kujdes kur të vendosim si do luajnë.”
Suedia: “Nesër do të marrim vendimin përfundimtar se kush do luajë nesër. Sa i përket ndeshjes me Kilin, ndoshta humbja 3-0 nuk ishte rezultati i duhur, siç ishte fitorja ndaj Çekisë në kualifikuese. Por kështu është futbolli ndonjëherë humbet thellë ndeshje që nuk i meriton. Megjithatë duhet ta lëmë pas ndeshjen me Kilin dhe të bëjmë maksimumin nesër.”
Broja a do luajë nesër? “Do ta shohim nesër”.
A keni një plan B për ndryshim moduli nëse ndeshja nuk ecën siç ju dëshironi? “Është normale të provosh, por duhet të jemi të sigurt për ndryshimet që bëjmë. Sa herë që humbet një ndeshje fajësohet trajneri. Kemi punuar me module të ndryshme dhe u kemi dhënë mundësinë lojtarëve si Muçolli, Broja apo edhe Muçi që të tregojnë vlerat e tyre.”
Analiza pas humbjes ndaj Kilit, pse kemi bërë këto gabime? A mjaftojnë dy ditë për të reflektuar? “Duhet të presim për të parë situatën e çdo lojtari, përpara se të vendosim formacionin. Janë pak ditë për t’u rekuperuar dhe për të analizuar sepse koha pas ndeshjes ndaj Kilit ishte shumë e pakët. Kur të kthehemi në Tiranë do të keni kohë që të analizojmë siç duhet dhe të vendosim për Europianin. Sigurisht që nesër kemi një ndeshje shumë të vështirë dhe të bukur dhe duhet të kalojmë dhe këtë njëherë, për të bërë më pas analizën e duhur.”
Lojtaret e krahut, duhet te luajne me te dy kembet, te prirur per te dribluar si majtas dhe djathtas, me qellim qe te dalin pas shpines se mbrojtjes ne fundore per te futur topa ne zone. Asani qe nga ndeshja e pare dhe e fundit, me thoni a ka arritur ndonjere ne fundore? Jo, atehere ne krahun e djathte ky lojtare e ben punen 50 %. Trajneri ka marre Hoxhen se eshte i djathte por luan majtas, pra per te kopjuar Asanin. Edhe ky lojtar, nese nuk kap fundoren ne krahun e majte, do te beje vetem 50% te punes. Mbetet per tu pare. Nuk jane zgjidhje. Ka disa lojtare qe jane te mire, por jane lojtare klubi, me kombetaren nuk tregohen profesionist. Duhen lojtare si Cikalleshi qe me kombetaren na shfaqet me profesionist se me klubin ku luan.
Misioni ne Suedi ashtu si edhe ne Europian : Te mos mundemi me goleada.
O Silvi,skuadra që luajti kundër Kilit ishte inekzistente prej teje shoku,se nuk e kishe studiu fare mo po fare Kilin edhe pse je brazilian dhe duhej ta njihje. Pse e them këtë,sepse lojtarët luanin kuturu,sejcili shmangte topin se s'dinte ku ta çonte,nuk dinin të luftonin për topin e parë,se repartet rrinin shume larg njeri tjetrit,se lojtaret e humbnin topin edhe kur e kapnin për pesë sekonda,se e qarkullonin topin vetëm në gjysmëfyshën e vet ku 'dirigjent' ishte Hysaj ,një lojtar tashmë mediokër,sepse aty ishin perqendruar dhe sulmet e Kilit,të cilet si duket e kane pare si pika me e dobet,se pasimet drejt sulmit kryesisht vinin me topa të gjate nga mbrojtja,se krosimet nga krahet nuk mund te ishin rezultative kur ne sulm ke nje Manaj dhe një Seferi te shkurter,se mesfusha ishte e shkeputur,apo e bllokuar dhe Bajrami psh nuk u furnizua me topa ne menyre qe te gjeneronte sulme efektive te organizuara,se ata edhe kur ishin afer zones a portes veprimet ishin individuale,sepse nuk ishte parashikuar ndonjë skemë.. Se Manaj nuk luftonte per asgje ,vetem rrinte e shikonte,se edhe kur i erdhi një top'gol ,e kapi në kunderkohe ,kur per ate rast ishte dhe nese shfrytezonte kete rast apo raste te tilla,do 'i faleshin' pordhët ne fushe.Se ...etj Mund ta zgjas pa fund,por ajo qe eshte per te theksuar eshte pyetja,se në të gjithë këtë performancë të dobët ,ku është trajneri,se nuk e pashë në asnjë rast dorën e tij,ndlrhyrjen e tij,zgjidhjet e tij në situata të ndryshme,ku ishin skemat që trajneri nderton,ku eshte tek e fundit stili i lojes,perveç modulit,pra si duhet shkuar deri te goli,kur humb 90 min loje duke e mbajtur topin mbrapa kur e ke ne zoterim dhe atehere kur nje veprim individual na nxjerr ne sulm,nuk shohim se si ajo duhet te konkludoje ,aq me teper kur nuk behet asnje gjuajtje ne porte. Shkurt,Silvi,që të mos konkludojmë se merita e kualifikimit ishte kazuale,ardhur nga veprime individuale në momente të 'pabesueshme' te lojës,na trego cfar di të bësh duke u perballur ti dhe jo rastesia. Dhe kur them ti,do te thote te kesh studiuar mire kundershtarin dhe te kesh percaktuar sakte qendrimin ne nje ndeshje ,te cilen edhe mund ta humbesh,por me dinjitet,duke dalur me koken lart se bere gjithcka ,por topi është i rrumbullakēt dhe se thene keshtu jane mundur skuadra te mëdha tek e fundit,por nuk e kanë humbur kurre respektin nga publiku qe i ndjek,nga sportdashesit e tij,të cilët vazhdojnë e te ndjekin edhe kur je ne veshtirsi edhe kur humb nje betejë,por ama vetëm pasi ke dhene gjithcka ne fushe.