“Ndeshjen me Kilin e morëm pak lehtë”, Ylber Ramadani: Të futemi nga minuta e parë seriozisht

24 Mars 2024, 18:00Sport TEMA
“Ndeshjen me Kilin e morëm pak lehtë”, Ylber Ramadani:

Ylber Ramadani ishte ne krah të trajnerit Silvinjo në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së të hënës kundër Suedisë. Ai u pyet në lidhje me formën dhe harmoninë e ekipit, por gjithashtu edhe nëse duhet të presim një farë përgjigje nga Shqipëria pas asaj humbje me Kilin 3-0.

“Ne jemi duke luajtur me kundërshtarë të nivelit të lartë. Loja me Kilin na shërbeu që të kthehemi me këmbë në tokë, të mendojmë më seriozisht se këto ndeshje janë si të Europianit në të ardhmen.

Atmosfera është fantastike, si gjithmonë jemi shumë të bashkuar. E dimë që nuk bëmë rezultat me Kilin por do hyjmë të bëjmë maksimumin në ndeshjen e ardhshme.

Duhet të ndryshojmë qasjen, futemi nga minuta e parë seriozisht, të mos e marrim të lehtë ndeshjen. Suedia është shumë e fortë, ne do të futemi që të bëjmë një ndeshje shumë serioze

Shpërqendrim lista për Europianin? Këto zgjedhje i bën trajneri, ne duhet të luajmë, t’i tregojmë trajnerit që duam të jemi. Nuk mendoj se është ajo, por të bëjmë maksimumin që trajneri të na marrë pastaj.

Gjithmonë para vihet grupi, unë gjithmonë do jem ne mbështetje te tyre si jashtë apo nga brenda. Normalisht unë e thashë edhe me herët ndeshja me Kilin ndoshta edhe 15 minutat e para e morën pak lehtë po nesër duhet ta fillojmë nga minuta e parë dhe ta marrim seriozisht.

Normalisht trajneri i ka zgjedhur këto dy ndeshje t’i luajmë që të na përgatisin për Europian, Suedia është një ekip i mirë dhe fizik, do të futemi nesër sepse edhe ne kemi ekip të mirë, dhe do të bejmë futbollin tonë.”

5 Komente

  1. X
    Xha

    Luajtët si kara

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cuku

      Dmth Kilin nuk e moret seriozisht a thua se Kili eshte Ishujt Faroe. ....... Po e moret seriozisht Suedine mjer Suedia çdo heqe. .........A thua se jeni Brazili. Italia apo Gjermania

      Përgjigjjuni
      1. T
        Trojan

        E moret lehte por c ne ishte ne fitim ,legena hajde se me pordhet neper breke kaluat dhe tre ndeshjet e fundit

        Përgjigjjuni
        1. a
          astrit

          Nuk besoj se lojtaret e moren Kilin lehte por ata ishin shume me te lehte se ekipi i Kilit

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tifioz

            Ju e moret lehte, pastaj kur u renduat, ....nuk dinit ku kishit koken. Asnje gjujtje ne porte per 90 minuta???!!!. Ik mer djal, mos fol qesim...Ata ju moren me shpulla qysh nga minuta e pare deri ne te fundit... A thua se jeni Brazili, Anglia apo Franca ju dhe i merrni ndeshjet lehte...Ne tre ndeshjet e fundit jeni turpru sa s'ka me...

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje