Skandaloze: Plas grushti te moshat, 19-vjeçarët e Partizanit dhe Vllaznisë përleshen në fushë (VIDEO)

24 Mars 2024, 16:42Sport TEMA
Skandaloze: Plas grushti te moshat, 19-vjeçarët e Partizanit dhe

Partizani U-19 dhe Vllaznia U-19 u përballën mes tyre në “Arenën e Demave”. Lojtarët e të dyja ekipeve janë përfshirë në një sherr masim mes tyre.

Në minutën e 90-të të takimit, kur “demat” po triumfonin thellë 5-0, një përplasje në mesin e fushës ka përfunduar në një sherr. Gjeta ka goditur me grusht një lojtar të shkodranëve dhe kjo ka irrituar kuqeblutë të cilët kanë reaguar menjëherë.

Është dashur ndërhyrja e forcave të policisë për të qetësuar situatën. Gjyqtari i sfidës ka ndërshkuar me kartonë të kuq 6 lojtarë nga 3 për skuadër. Lutajn, Malajn dhe Gjetën nga Partizani si dhe Lekajn, Zymerin e Kubazin nga ekipi i Vllaznisë.

Shih momentin e sherrit→ VIDEO 

2 Komente

  1. e
    enter""

    o sa mire me qen shqiptar o hej o hej Aahahahahahah Autoktonet godasin njeri-tjetrin. Shipo! Ky njeri i cuditeshem e i pagdhendur

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vlora.Vlora

      Mire qe s kishen arme me vete se do ishen vrare te gjithe ,,korraker

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje