Epoka e Franko Fodas te Kosova nisi me fitoren 1-0 në testin përballë Armenisë. Ndeshja u vendos nga goli i shënuar prej Milot Rashicës, në minutën e 25 të lojës.
Megjithatë, miqësorja nisi me një incident. Gjatë himnit të skuadrave, përpara startit të lojës, u vu re se flamuri i Kosovës, i vendosur në fanellat e armenëve, ishte me kokën poshtë.
Nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për një gjest të qëllimshëm, por fakti është se kur gafa u kuptua, stafi armen u kujdes t’i mbulonte të gjithë flamujt e Kosovës në pjesën e përparme të fanellave.
Si greke dukerkan
armenia nuk e njeh shtetin myslyman te kosoves,,,pradaj tallin lesht ,,,
Kosova nuk esht shtet musliman po shtet laik
Kosova ka flamurin dykrenash.
????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????
Federata kosovare e futbollit duhet ta ngreje me force kete problem ne UEFA dhe FIFA, dhe Armenia duhet te mbaje pergjegjesi per kete provokim, ne menyre qe kushdo tjeter te mos luaje me simbolet kombetare.