“Qetësohuni nuk ka ndodhur asgjë”, Bravo dhe Sanchez i Kilit u surprizuan nga tifozët shqiptarë

23 Mars 2024, 10:53Sport TEMA
“Qetësohuni nuk ka ndodhur asgjë”, Bravo dhe Sanchez i

Kili fitoi me rezultatin 3-0 miqësoren e luajtur në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmës, ndaj Shqipërisë. Amerikano-latinët u shfaqën cinikë dhe realizuan rastet e krijuara duke marrë një sinjal pozitiv në debutimin e trajnerit Ricardo Gareca.

Ky i fundit iu besoi ekipin veteranëve si Mauricio Isla, Claudio Bravo, portieri 40-vjeçar dhe Alexis Sanchez i Inter. Figura mjaft të njohura, teksa pas sfidës, tifozët e shumtë shqiptarë në Parma, ia dolën të futeshin në fushë duke iu afruar pikërisht Alexis Sanchez për t’i kërkuar fanellën, me sulmuesin e Inter që premtoi se do t’ia jepte në një moment të dytë.

Nga ana tjetër, e gjithë skena u ndoq nga portieri Bravo që po jepte një intervistë ndërsa gardiani ruajti qetësinë duke theksuar se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar pavarësisht numrit të lartë të tifozëve shqiptarë që ia dolën të futeshin në fushë.

1 Komente

  1. S
    Sebastia

    Tifoza rrota k@rish pa pike kulture. Ne nji ndeshje miqesore fishkellenin lojtaret e Kilit!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje