Mbrëmja e sotme ishte e gjitha për t’u harruar për Silvinjon. Tifozët në tribuna ishin e vetmja bukuri për Shqipërinë. Kuqezinjtë janë mposhtur me shifrat 0-3 nga Kili në “Enio Tardini” të Parmës.
Pas përfundimit të këtij takimi miqësor, protagonistët kanë dhënë përshtypjet e tyre.
Broja: “Ishim pak pa fat sot. Nuk kemi luajtur mirë. Killi ishte shumë më i fortë.
Jemi të bashkuar si ekip. Kemi edhe dy muaj der isa të shkojmë në Europian. E dimë që këto miqësore nuk janë vetëm miqësore. E dimë që do jetë e vështirë, sepse këto ekipe kanë shkuar në Botëror dhe Europian.
Unë për vete jam shumë i kënaqur sot, sepse tifozët më dhanë një gjë të bukur. Kisha një vit e gjysmë pa luajtur dhe u riktheva sot. Ishte shumë bukur.
E di që kemi humbur sot, por gjërat e mëdha do të vijnë në verë. Unë luaj futboll pa presion, që i vogël kam luajtur kështu.
Vij nga një dëmtim i gjatë. Skuadra më ka pritur shumë mirë. I njoh të gjithë çunat. Nuk kisha luajtur akoma me trajnerin e ri. Jam duke u rekuperuar më mirë dhe po stërvitem më shumë. Kuptohem me lojtarët dhe me trajnerit. Po shkoj më përpara me këtë dëmtim”.
Lini një Përgjigje