I intervistuar nga VTrend, Kristjan Asllani ka treguar emocionet e golit të parë në San Siro me fanëllën e Interit: “Të dëgjoja zhurmën e 75 mijë njerëzve, duke parë dashurinë e djemve në fushë dhe atyre në pankinë që erdhën për të më përqafuar, ishte e pabesueshme. Ishte një emocion vërtet i papërshkrueshëm. Për gati dy vjet te Inter nuk kisha shënuar ende dhe kjo më rëndoi pak. Kur pashë topin të shkonte në portë, nuk kuptoja më asgjë: ishte vërtet e papërshkrueshme”.
Mesfushori shqiptar tregon hapat e tij të parë në botën e futbollit: "Jam rritur në Buti (bashkia në provincën e Pizës) dhe aty kam goditur topin për herë të parë. Në moshën 4 vjeç e gjysmë fillova të luaja me Butesin Por ndryshe nga tani, kam filluar në pozicione më të avancuara, kam qenë më shumë sulmues. Si fëmijë kam qenë gjithmonë në shesh duke luajtur me topin, të gjithë në Buti më njihnin për këtë."
Për marrëdhënien e tij me familjen, mesfushori i zikaltërve thotë: “Kam një marrëdhënie të mrekullueshme me familjen time. Kur erdhi koha për të shkuar në Milano, ndjeva nevojën t'i merrja me vete. Unë jam shumë i lidhur me vëllain tim të vogël, ai ishte në atë kohë 11 vjeç: Nuk u mendova dy herë dhe i mora me vete! Ndër të tjera unë mbështes Interin dhe xhaxhai im ma përcolli këtë pasion. Më kujtohet një derbi i fituar nga Interi që e kam parë si fëmijë shumë vite më parë, por besoj se të qenit tifoz i Interit ka lindur më parë, tashmë kur isha rreth katër vjeç”.
Lini një Përgjigje