Dani Alves drejt lirimit nga burgu, reagon presidenti i Brazilit: Ai është kriminel

22 Mars 2024, 10:33Sport TEMA
Dani Alves drejt lirimit nga burgu, reagon presidenti i Brazilit: Ai

Dani Alves është duke kaluar orët e fundit në burg pas pagesës së tarifës prej një milionë eurosh, që i mundësojnë atij të shpëtojë nga katër vite e gjysmë burg dënim për shkak të përdhunimit të një vajze 23-vjeçare.

 

Këto para janë paguar nga miku i tij Neymar, teksa çështja e Dani Alves është përfolur shumë edhe në Brazil, vendlindjen e ish-futbollistit të Barcelonës. Së fundmi, presidenti i Brazilit theksoi se nuk ka mjaftueshëm para për të justifikuar ofendimin që Alves i ka shkaktuar një gruaje ndërsa nga ana tjetër shtoi se ai është autor i vepre të pastër kriminale.

 

“Paratë që ka Alves, apo paratë që mund t’i japë dikush nuk e blejnë dot apo ta bëjnë të ahrrohet ofendimin që ai i ka shkaktuar një gruaje duke shkaktuar aktin e rëndë të përdhunimit. Këtu kemi të bëjmë me një vepër të pastër kriminale”, u shpreh Lula.

Lini një Përgjigje