Lorenzo Pellegrini është optimist në lidhje me të ardhmen e kombëtares italiane. Një nga kundërshtaret e Shqipërisë në grupin B të Euro 2024.
Madje rivalët ndaj të cilëve do të nisë rrugëtimi kuqezi në Europianin e Gjermanisë, duel i programuar për datën 15 qershor (21:00) në “Signal Iduna Park”.
Kapiteni i Romës foli në lidhje me kombëtaren e kaltër në grumbullimin në kuadër të përgatitjeve për miqësoret ndaj Venezeuelës (21) dhe Ekuadorit (24).
“Shoh një skuadër të bashkuar, gjithashtu ndihet lumturia e lojtarëve në lidhje me faktin që janë pjesë e kombëtares italiane.
Do të përgatitemi të japim gjithçka që kemi. Do e shohim në qershor nëse do të mjaftojë, por për një gjë garantoj tifozët.
Askush prej nesh nuk do të dalë nga fusha në ndeshje apo stërvitje pa dhënë maksimumin dhe gjithçka që zotëron”.
O taljano,Shqiperia ju shalo n'dru ju si gomori n'duhan ,po te dun me lujt,se ju keni maru si kombtare,nuk keni mo asgjë! Po puna osht se çfar pazari bohet para neshjes me 'bosin' e federatës dhe pranej ne dalim nji her si ekip i modh e nji her si ekip amatorësh. Nejse,këtë herë do j'u rrafim ,se koefiçientin diskriminues qe do i vejne kombtares tone,do të karikojë mirë motorrin 'made in Albania' ,i cili do punojë si 'traktor' në fushën gjermane të mbrojtur nga axurrët e trembur të Spaletit,te cilit do t'i hiqen me këtë rast dhe 'spaletat' e mbetura.