Shqipëria dhe Kili për herë të parë përballë, ja cila Kombëtare është favorite për fitoren

21 Mars 2024, 11:43Sport TEMA
Shqipëria dhe Kili për herë të parë përballë,

Shqipëria dhe Kili do të luajnë për herë të parë një takim miqësor mes tyre. Të premten(22 mars), ora 20:45 të dyja skuadrat do të masin forcat  në Parma të Italisë.

Për këtë takim bastet kanë thënë fjalën e tyre. Më pak se 48 orë nga takimi, koeficientët favorizojnë në diferenca jo shumë të mëdha Kilin. Fitorja e tyre kuotohet 2.3, ndërsa si barazimi dhe fitorja e Kombëtares shqiptare kanë koeficient 3.2.

Gjithçka mbetet për t’u parë në fushën e lojës, pasi të dyja skuadrat është mjaft e vështirë të krahasohen momentalisht. Dhe pse takim miqësor, të dyja përfaqësueset pritet të japin shumë në fushën e lojës.

Lini një Përgjigje