Manaj: Nuk dolëm në lojën tonë, të ulim kokën dhe të stërvitemi shumë

22 Mars 2024, 23:11Sport TEMA
Manaj: Nuk dolëm në lojën tonë, të ulim kokën dhe

Një rast i artë, i pashfrytëzuar në këmbët e Rey Manajt, që u rikthye te Shqipëria pas më shumë se një viti e gjysmë, por nuk arriti të lërë gjurmë në miqësoren ndaj Kilit.

Duke folur për SuperSport, sulmuesi deklaroi se skuadra nuk arriti të bëjë lojën që kishte përgatitur, teksa bëri thirrje që të punojnë shumë për t’u përmirësuar.

Si ishte ky rikthim në Kombëtare?

Kisha shumë emocione, por edhe ndeshja nuk shkoi siç e kishim përgatitur. Edhe Kilit duhet t’i japim meritat, pasi është një kundërshtar shumë i fortë. Duhet të lëmë pas euforinë e kualifikimit në Europian dhe të stërvitemi shumë, për të ndryshuar që në ndeshjen e radhës.

Përveç emocioneve, nuk na doli as loja. Tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të përgatitemi për ndeshjen tjetër në Suedi.

U shërbyet shumë pak sot…

E kishim përgatitur ndryshe ndeshjen, por Kili vinte na bënte presing lart dhe na ndau shumë mesfushën nga sulmi. Trajneri do të na tregojë edhe gabimet në video-analizë. Tani duhet të lëmë fjalët dhe të punojmë për t’u përmirësuar që në ndeshjen tjetër.

2 Komente

  1. J
    Jorgo

    kishte rast te beje gol i pari... lojtar i deshtuar sidoqe ke pas shume me teper shanse se te gjithe te tjeret ne ate skuader

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xha

      Nuk bëre asgjë. Ik pirdhu tani ne Turqi

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje