Kombëtarja shqiptare e nisi vitin 2024 me humbje teksa u mposht nga Kili në miqësore. Kuqezinjtë humbën me rezultatin e thellë 0-3 që dëshmon edhe një paraqitje jo të mirë të skuadrës. Në përfundim të sfidës, trajneri Sylvinho dha prononcimin e tij për TV Klan.
“Nuk bëmë aspak mirë në pjesën e parë. Nuk më pëlqeu fare, jemi skuadër që duhet të bëjmë luftë në 90 minuta. Pasi pësuam gol ne duhet të futeshim në lojë. Duhet një nivel akoma më i larë, 2 golat e fundit nuk duheshin pësuar. Duhet të reagonim si në Varshavë dhe Pragë.
Vetëkënaqësi nga titullarët? Nuk kemi në ekip titullarë fiks. Jemi skuadër që luajmë me shpirt. Kemi 28 lojtarë, secili merr minutat e veta. Njëri më pak tjetri më shumë, kjo është rruga jonë. Duhet të mësohemi me këtë nivel.
Manaj dhe Broja? Koha është e pakët, nuk është e lehtë ta gjykosh një futbollistë për 45 minuta apo 20 minuta. Nuk ka një rrugë tjetër, kemi 2 ndeshje në pak ditë. Tani është Suedia, pak kohë në dispozicion, duhet të përgatitemi për Europianin.
Kili është skuadër e nivelit të lartë, agresive dhe me histori të madhe. Lojtarë me kualitet të lartë, Sanchez, Diaz, Isla, Bravo, kanë fituar 2 herë Copa America, luajnë në Botëror. Na duhet të përballemi me nivele shumë të larta gjithnjë e më shumë.
Test negativ për lojtarët që duhet të jepnin një përgjigje? Jo, duhet të shohim ndeshjen. Nuk është e lehte të gjykosh në kaq pak minuta. Kemi një ndeshje të vëhstirë me Suedinë dhe pasi të rikthehemi në Tiranë do të vazhdojmë përgatitjet për Europianin”, tha trajneri.
Ata qe e njohin mire futbollin jan shume te qarte se kush ishin arsyet e deshtimit te kuqezinjve me Kilin...Shakur I pare dhe me kryesori ishte sepse kundershtari ishte me I forte si ekip dhe beri nje ndeshje solider,shkaku I dute ishte tek gabimi madhouse I Silvinjos ne rreshtimin e skuadres...mjaftonin vetem 15 min loje per te kuptuar qe Kili ishte me I forte dhe na mori qendren ndersa Silvinjo nuk beri asnje levizje per te ndryshuar situaten...lojen e humbem shume qarte mbasi humbem qendren..mendoj se kemi nje ekip jo te keq por sot ishte 100% faji I Sivinjos
Po ça thua o Zhaku, keta nuk kane as fantazi dhe as force, ngaterrohen me topin ne zone, tipa emotive, trajneret kane bere perhere maksimumin. Te shpresojme me Suedine mbase i perfshijme ne lojen tone
E sakte gabimi i Silvinjos ne menyren e lojes .
O Silvonjo me troc lojtaret na bene tetcin Rej Manajt duke mos punuar fare per te.Per mua Manaj te duhet ndersa Brojen lere per kompeticionet e tjera.Ne shtator fillon kombetarja kompeticionin tjeter.Mos e trazo shume formacionin ngri me larte frymen e grupit me ata qe e cuan deri ketu kombetaren dhe bravo ju qofte atyre dhe juve. Dersa te tjeret leri per pak me vone e shtator.
Nuk e di pse kam nje parandjenje te keqe por ne ndeshjet grupit ne qershor do te na coptojne komplet.
O legena, ku vajta preva bileten 400 euro per ne Qershor ne Gjermani me Italine. Me duket se kam paguar 400 euro per tu merzitur.
Nuk kam luajtur kurre futbolle por ju gatantoje qe me mire se Manaj dhe Broja do luaj , te jesh 2 meter para portes qe eshte 5 metra e gjere dhe mos te shenoshe eshte turp ndersa per Manaj nuk mund te thoshe eshte futbolliste per 60 minuta nuk kapi nje top ishte spektator ne fushe jo ne shkallet e stadiumit. Portieri kot fare I vetmi qe tregoje qe di te luaj futbolle ishte Muçolli . Eshte e njohur shkencerisht po humbe topin e pare do 8 minuta ta rekuperoshe ata edhe pasat i benin te kundershtari jo te coéquipieri e merte topin shqipua dhe ja pasonte Kilit haaaaa ekip zero me bisht turp . Korrnet goditeshin ne luften me koke kur Manaj eshte 1 .5 metra i gjate . Ekipe humore me mire mos te paraqiten ne europiene se eshte turpe te gjejne nje justifilim dhe mos te shkojne .
O ti “ tifoz” qe ne fakt nuk je tifoz po mashtrus se nuk ke blere bilete po je nga ata plehrat qe vetem dine te shajne . Djemte tane luajten dhe u perballen si te barabarte goli i pare qe me dore dhe kjo ska diskutim dhe dy golat e tjere qe du shperqendrime . Ne i fryhemi si gjela dhe nuk marrim parasysh kapacitetin qe kemi . Djemte lojten me zemer por loje eshte .
Po te isha mashtrues e Xhejms (Xhemal) do isha me motren tende tani. Po ngaqe jam naiv ndaj nuk jam me Xhejmsmilen... U dashka me bo içik, sq ti hyj koka.
Trajner percakto menyren se si do shkosh tek goli,pamvaresisht nga lojtaret qe ke .Menyra e vajtjes tek goli eshte rezultat i variantit te zgjedhur nga trajneri dhe jo aftesi individuale e lojtarit.2 gola te Kilit ne qender te mbrojtjes tone ishin skeme shume e qarte e trajnerit qe lojtaret kiliane shenuan me shume lehtesi e kthjelltesi.Me thuaj cili rast nga tre rastet e ekipit tone qe skeme?.Te treja qene rastesi prandaj dhe lojtaret u kapen te pa pregatitur.2-3raste kur ekipi ishte tek vija e 16-metershit kilian lojtaret tani nuk dinin ku te pasonin dhe gjuanin kuturu.A kishte ketu nje variant te perpunuar se si do shkonin tek goli?.Po per goditjet nga distanca a punohej qe te shkohej aty?.Edhe kjo menyre ju la rastesise falti qe Asàni tentoi 3 here por te treja heret u bllokua pse?sepse nuk kishte skeme egzekutimi por qe thjesht lenie e rastesise.Boll me entuziazem folklorik iksi di te dribloi ,ypsiloni di te gjuaje , zeta di te shenoi.etj etj.Trajner percakto skemen e lojes menyren e shkuarjes tek goli dhe mbi kete baze nderto formacionin dhe zhvillo stervitjen.
Mos fryhemi kot,kjo eshte Shqipnia dhe pike.Fitum ne grup,luajtem mire,dhe kaq.Kur luan kundra Amerikan Latineve eshte ndryshe:Megjithese 5 lojtare te tyre jane mbi 35,ato tallen bythen me ne,Pse:Strakosha,3 gjuajtje dhe 3 gola:Portjer Leshi. Asllani:Nuk eshte per Inter,nje lojtar i ngathet,te gjithe pasimet e gjata dje ishin gabim. Ramadani,lojtar i trashe,jo intelegjent,turret kot. Bajrami:Sa i duhet trajnereve ta kuptojne qe ky eshte Bajrami:Nje ndeshje Super,3 ndeshje Bythe. I vetmi qe luajti mire dhe me pekqeu ishte mucolli,dhe i riu Hoxha,beri per pak minuta disa kalime te bukura.Te tjeret ishin Tiqr mos e kput.
Te tre golat u pesuan nga krahu i Hysajt.. Me cdo ekip qe luajme e dine qe eshte pike e dobet dhe na masakrojne. Te gjitha sulmet e rrezikshme vinin nga ai krah dhe megjithe ndihmen e Seferit ishim peribret. Thjesht Hysaj me gjithe respektin nuk luan dot me, ta themi hapur edhe goli i pare ishte i rregullt. Sa her qe shkon topi tek Hysaj jemi me dore ne zemer. Dukej qarte po ashtu qe mungesa e minutave ne fushe ishin te dukshme me lojtare me pergatitje te dobet fizike, nuk mbanin dot topi dhe me gafa ne pasime.
Cfare mentaliteti leshi kemi ne mor jahu!Po kjo eshte kombetarja jone se cfare prisnit ju te fitoj cdo ndeshje dhe me kombetare qe kane nivelin dy here me lart se ne dhe o burra ky sben ky ska haberin trajneri beri gabim e derci e verci.Keshtu i nisem dhe kualifikimet me nje humbje dhe pastaj fati dhe mbrojtja e mire na dhane kualifikimin ne edhe loje nuk eshte se bem thjesht u treguam efikas tre sulme dy gola dy gjuajtje nje gol dhe prapa nuk lame hapesira ne nje rast na shpetoi vari ne pune centimetrash dhe ne cfare beme u fryme na kapi pordhe e madhe dhe u beme medemek pretendent per te kaluar grupin sa nje loqe andej nga Kosova na fuste ne katershe po te kishim Rahmanin dhe Muriqin.Ne nuk jemi ekip i madh nuk kemi qene asnjehere finalja jone eshte pjesmarrja asgje me shume.Te luash me zemer eshte tjeter gje dhe te kesh nivel po tjeter.Eshte shume e kollajte te nxish dhe shash cdo gje kjo ishte nje miqesore dhe per mendimin tim me mire qe u humb se i sjell keta lojtar me kembe ne toke ju u ul ate dozen e pordheve qe ja u kishin ngritur shume cmimin.Vetem nje lojtar ka klas te vecante per mendimin tim Mario Mitaj te tjeret jane normal, nuk kemi titullare te gjithe me perjashtime te vogla skane diferenca biles me i dobti eshte Asllani dhe pas tij Bajrami qe vrapon sikur do hedhi valle.E perserise qe fitorja jone me e madhe eshte pjesmarrja kaq ,ke e rren mendja eshte pune per te ky eshte niveli.
do kete qene i skaduar "sherbeti" i sulltan norvuzit.
Per mua, epoka e Silvinjos u mbyll ne dy ndeshjet e fundit te grupit. U shpall i suksesshem, u studjua nga konkurrentet dhe vaksina "anti Silvinjo" e mposhti shpejt "virusin". Vec kesaj u shqiptarizua dhe ra pre e hordhise se "opinionisteve", qe edhe ne sport, si ne cdo fushe, primar vene klientelizmin, duke shkelur edhe mbi interesat kombetare. Si mund te behet presion, te eksperimentohen "bombere", qe luajne ne ekipe mediokre, te nje kampionati medioker dhe nuk behet as analiza me e thjeshte, qe me shume se gjysmen e golave te shenuar, keta "Assa" i kane realizuar me penallti ? Si mund te lihet pa dublante, "fenomeni" Asani, kur suksesi i tij rridhte nga hapesirat e lira qe i krijonin Cikalleshi, apo Hysaj ? Si mund te lejoje, nje trainer pedant (sikunder na u paraqit fillimisht Silvinjo), qe lojtare te vecante; te fillojne te demostrojne qe ne dy ndeshjet e fundit ne grup, elemente te lojes individuale, e cila eshte sinjali me foshnjarak i cthurrjes taktike dhe dihet, qe forca e nje ekipi pa yje si joni, qendron tek loja kolektive dhe entuziazmi dhe shpirti qe injekton ajo ? Personalisht, do te uroja qe Silvinjo te reflektonte dhe te na dhuronte ate qe duhet, por pa dashur te behem edhe une "opinionist"; mendoj qe baterite e tij jane drejt fundit. Qofsha i gabuar !
Lojtaret e Shqiperise duhet ta ngulin ne tru qe Futbolli eshte Loje Kolektive. Nese lojtaret duan te luajne per lavdi personale athere traineri as duhet ti grumbulloje fare. Gjuan ne porte lojtari qe eshte ne pozicionin me te favorshem. Topi nuk mbahet e perpunohet duke e vonuar pasimin ose me e keqja dersa ju merret topi. Sot luhet shpejt dhe loja me nje pasim eshte rezultative. Me duket se dy gola te kilianve ishin te tilla. Pasimet ne fundoren e kundershtarit ishin shume shume dobet.
Goli i dytë dhe i tretë ishte skemë e luajtur së fundi në ndeshjet e futbollit, por e pambrojtur nga ekipi ynë, i papërgatitur. Dobësi të theksuara në zotërimin dhe pasimin e topit, teknikisht dobët. Shumë pak ju ofruam portës së Kilit, vetëm një rast i Brojës!