Arbnor Muçolli, i vetmi që dha sinjale pozitive në mbrëmjen e errët kundër Kilit

23 Mars 2024, 12:11Sport TEMA
Arbnor Muçolli, i vetmi që dha sinjale pozitive në

Shqipëria humbi ndaj Kilit me rezultatin 0-3.

 


Kuqezinjtë kanë zhgënjyër totalisht, si në lojë ashtu edhe në rezultat. Megjithatë nëse dje ka pasur një gjë të bukur, ishte padyshim aktivizimi i Mucollit.

 


Arbnor Muçolli, ishte nga të paktët që spikati në miqësoren e humbur 0-3 ndaj Kilit.

 


Mesa duket, Silvinjo e ka gjetur anësorin e djathtë, që kërkonte prej kohësh, si alternativë të Jasir Asanit.

 


Roli i Muçollit, është fantazist, por si një lojtar me këmbën e majtë, e bën mirë edhe krahun e djathtë të sulmit.

 


Me talent të madh dhe klas në këmbë, ishin disa aksione radhazi që treguan qartësisht kapacitetet e këtij futbollisti.

3 Komente

  1. S
    Sebastia

    Ky edhe ne ndeshje te tjera qe eshte aktivizu pak e ka tregu sesa vlen, di te dribloje, te jap krosa e te godase ne porte. Edhe Broja tregoi qe eshte ende me cilesori ne kombtare, shpejtsi e driblim i ka te tijat, rasti i vetem i rrezikshem ishte pikerisht kombinimi Mucolli-Broja. Manaj fatkqesisht sa ishte ne loje nuk u sherbye aspak. Asani che Bajrami jan ata qe kan ren ne paraqitje ne krahasim me ndeshjet kualifikuese. Ndersa lojtari qe me s'shumti zhgenjeu dhe vazhdojn te zhgenjej per mendimin tim eshte Asllani. Ky mesfushor nuk ka aspak kurajo, topat i jep vetem afer lojtarve qe i ka dy metra larg vetes dhe sidomos vetem mbrojtsave. Nuk sheh perpara fare, as nuk vertikalizon,as nuk jep topa te gjate. Kjo kombtare eshte goxha me mire se kombtaret e tjera, sidomos ne mbajtjen e topit dhe qarkullimin e tij por duhet urgjentisht te mesoje nje gje kryesore ne futbollin modern. Hapesira e Lojes! Nuk luhet vetem me pasime qe i parashikon dhe femija i kopshtit, duhet te luhet me pasime dhe vertikalizime ne hapesira pa top. Kombtarja jone nuk e ben asnjehere. Dy tre aksione me vertikalizime beri Kili dhe na rrasi golat. Ky eshte futboll jo pasime qe i parashikon dhe lopa!

    Përgjigjjuni
    1. l
      luti me vile

      Sebastia ndaj te njejtin mendim. Je i sakte ne te gjitha

      Përgjigjjuni
      1. 7
        777

        Gjimshiti,golat u bene per faj te mbrojtjes,por ne se nuk do ishje ti,me siguri do pesonim 10 gola! Mesoni shume nga furbolli spektakolar i Kilit,qe dukeshin te gjithe sikur ishin MESSI,ndersa ju sikur ishit skuader fshati! Keni ulur veten aq shume sa i harruam ndeshjet e bukura ndaj Polonise dhe Cekise! Nuk paska qene rastesi qe 2 ndeshjet e fundit me Moldavine dhe Ishujt Faroe i luajtet po aq per TURP si dje ndaj Kilit! Mund te humbasesh,por jo me TURP! Te pakten mendoni per imazhin tuaj personal,se dje ju ulen shume vlerat!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje