Në miqësoren mes Shqipërisë dhe Kilit, kishte vëzhgues për një nga lojtarët e Kombëtares kuqezi.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë, Mario Mitaj. Ashtu siç pritej, në “Enio Tardini” të Parmës ka pasur disa vëzhgues të Juventusit.
Sipas “Tuttosport”, Mitaj i ka impresionuar drejtuesi bardhezi me performancën e treguar.
Tashmë ai është kthyer në synimin e Juventusit dhe në merkaton e verës mund të ketë një ofertë për futbollistin.
Kartoni i tij është i përballueshëm për “Zonjën” dhe me siguri mund të arrihet një marrëveshje mes palëve.
Tema : " Impresionuar "... èshtè njè fjalè e madhe e pèrdorur nga ju . "... Janè tè interesuar" mbase do tè ishte mè e drejtè .