Ndeshja ndaj Shqipërisë i shërben për rekord, arritje e veçantë për veteranin e Kilit

23 Mars 2024, 15:02Sport TEMA
Ndeshja ndaj Shqipërisë i shërben për rekord, arritje e

Claudio Bravo, portieri 40-vjeçar i Kilit vendosi një rekord të veçantë në ndeshjen miqësore ndaj Shqipërisë ku amerikano-latinët fituan me rezultatin 3-0.

Ish-portieri i Barcelonës u shndërrua në lojtarin më të vjetër që luan në një ndeshje me fanellën e kombëtares.

Në moshën 40-vjeçare e 344 ditë, Bravo lë pas në këtë renditje, Nelson Tappia i cili ishte aktivuzuar me Kilin në moshën 38-vjeç e 347 ditë.

Në fakt, Bravo e kishte thyer rekordin e Tappias në një miqësore ndaj Polonisë në vitin 2022, megjithatë pas rikthimit në kombëtare, e thellon edhe më tej këtë rekord të veçantë.

Lini një Përgjigje