Kombëtarja në Suedi: Sylvinho ndryshime nga porta në sulm për të harruar Kilin

24 Mars 2024, 16:15Sport TEMA
Kombëtarja në Suedi: Sylvinho ndryshime nga porta në sulm

Kili ka lënë një traumë të fortë mbi të gjithë te tifozët, sepse lojtarët nuk duket se e kuptuan mirë atë që bënë përpara 15 mijë tifozëve kuqezinj në Parma. E kështu, pas sfidës demoralizuese 0-3 me amerikano-jugorët, kuqezinjtë zhvilluan edhe një seancë të lehtë stërvitore në ‘Ennio Tardini’, përpara se të udhëtonin drejt Suedisë. Nisja është bërë pasdreken e djeshme, ndërsa në Stokholm sot janë programuar konferenca zyrtare për shtyp e teknikut Sylvinho dhe stëvitja e fundit para ndeshjes.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se Etrit Berisha ka udhëtuar me ekipin për sfidën ndaj Suedisë. Pas dëmtimit të pësuar, gjendja e portierit kuqezi është më e mirë dhe do të monitorohet gjatë gjithë kohës nga stafi mjekësor. Sidoqoftë, ndryshime do të ketë, duke filluar nga porta. Nëse Berisha nuk ja del, gati është Kastrati, i vetmi nga portierët që luan titullar.

Në seancën e fundit në Itali, lojtarët që u aktivizuan titullarë me Kilin zhvilluan vetëm disa ushtrime fizike dhe pa top. Ndërsa futbollistët që nuk u aktivizuan apo hynë në fushë si zëvendësues bënë stërvitje më të ngarkuar dhe taktike. Sylvinho nuk mund të jetë i kënaqur nga ajo që pa me Kilin, zhgënjyes pothuaj të gjithë, me ndonjë sinjal interesant nga Muçolli e me garancitë e zakonshme të Gjimshitit që nuk mjaftojnë, duke parë se prapavija fuste ujë nga të gjitha anët.

Përpra Suedisë, tekniku sipas komunikimeve të pas ndeshjes, ka ndërmend të bëjë lëvizje të forta. Manaj e Broja mund të kenë shansin e tyre edhe njëherë (“është e pamundur ti vlerësoj me kaq minuta”), por lojtarët para se gjithash duhet të lënë pas egocentrizmin që po i kondicionon karrierën. Koha për Kumbullën nga minuta e parë, me Mihajn që pothuaj e përjashtoi veten nga 23 e Europianit, i keqtrajtuar nga Vargas, Sanchez e Bolados.

 

Mesfusha do të ketë të njëjtët protagonistë, me ndryshim të Muçit, që mund të marrë vendin e Bajramit, dukshëm jashtë forme dhe jo mirë psikologjikisht. Pëpara Hoxha e Muçolli mund të kenë mundësinë e tyre, ndërsa Broja e Manaj do të diskutojnë vendin në majën e sulmit. Sfida Suedi-Shqipëri do të luhet më datë 25 mars në ora 19:00, në stadiumin “Friends Arena”.

13 Komente

  1. L
    Lani

    Mos fut Hysajn me se na e shpifet.Sa vjet duhen per ta kuptuar qe eshte nje Lojtar Skandal per Kombetare.Te gjithe golat erdhen nga krahu tij,keto kapen me Mihajn.Ne Qender Xhimi dhe Ismajli jane te sigurte,por per mua Ajeti eshte me shume experience dhe i forte.Kum ulla eshte vetem per mbrojtje me 3,per me dy mbrojtes sic kuhet tani eshte i djegur.Hoxha eshte njeqind here me i mire se Uzuni,dhe Mucolli eshte lojtar i mrekullueshem.Manajn mos e merrni me,eshte Turp,ka 10 vite ne kombetsre dhe ka bo 3 gola.Daku dhe Cika duhem,mund te merret dhe Broja.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hajdari

      Asnje lojtar nga Kosova nuk duhet futur , sepse ata Sabotojne lojen e sulmuesve nga Shqiperia. Edhe ne Mbrojtje Kosovaret jane negative, sepse nuk lozin nqs nuk kane lojtaret e tyre ne sulm Ndaj Kombetarja e Shqiperise duhet te mos marri me lojtare Kosovare. Shqipepria ka plot lojtare shume te mire. Mirepo ky trajner eshte i pafte edjhe si trajner, nuk ka asnje lloj skeme taktike, por edhe si njeri ky nuk kupton qe pershembull Mesfusha po sabotonte Manaj dhe Brojen, nuk ju jepte topa fare, por gjuanin vete. Pra Asani, Ramadani, Bajrami, Seferi nuk duhet te lozin sepse ata sabotojne sulmuesit qe jane nga Shqipera Dlain sikur Broja e Manaj , nuk jane te afte, sepse nuk ju pasojne aspak mesfusha Mesfusha edhe kur pasoi tek Manaj, e jepnin topin me shume force , qe te mos e kapte Po ashtu qendra e mbrojtjes Gjimshiti nuk levizte fare, Nuk donte te loste dhe nuk futej fare te ndalte depertimet e Kilianeve.

      Përgjigjjuni
    2. t
      tifozi

      Hysaj e filloi mire ndeshjen dhe me vone filloi te beje budallalleqet e zakonshme duke mbajtur topin. Balliu duhet te luaje ne krahun e djathte me Mitaj ne te majtin. Ne mungese te Smajlit ne krah te Gjimshitit, duhet te aktivizohet Ajeti. Mesfusha caloi ne te tere aspektet, duke filluar nga Asllani dhe sidomos Ramadani. Bajrami ka kohe qe eshte hija e tij edhe tek Sassuolo, ndersa Strakosha ishte jo ne formen e tij qe ka patur tek Lazio. Nuk e di se sa aktivizohet ai tek Brentford, pasi nuk e kam ndjekur kete ekip ne ndeshjet qe ka bere ne Premier Ligue. Sot per sot, Berisha eshte i pa zevendesueshem ne porte. Shpresa e te ardhmes se kombetares ne porte, eshte tek Simon Simoni, qe vazhdon me performancen e tij te mire tek shpresat. Manaj dhe me vone Broja, luajten te izoluar nga pjesa tjeter e skuadres dhe kjo jo per faj te tyre, por per faj te mesfushes qe nuk beri perpjekje per ti furnizuar me topa. Kroset qe bene anesoret ishin ne me te shumten larg objektivit. Asani, po ashtu ishte larg performances se tij te zakonshme dhe nuk arriti te rrezikoje qofte edhe ne nej rast te vetem me goditjet qe jemi me suar te vijne prej tij drejt portave kundershtare. Ne pergjithesi, skuadra dha shenja te mosvleresimit te kesaj ndeshje. Te vetmit qe dhane maksimumin si gjithmone ishin Gjimshiti dhe Mitaj.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ashtu eshte, nuk ke cfare ben

        Manaj dhe Broja nuk bene gje fare. Nuk eshte vetem detyra e ekipit ti furnizoje me topa. Eshte dhe detyra e tyre te shkojne mbrapa, te marrin topa dhe te ndihmojne ne fazen mbrojtese. Ne futbollin modern (Guardiola, Klop, Arteta etj) qendersulmuesi nuk ka detyre qe te rrije si hu gardhi duke pritur qe tia sjellin topin para porte, por te levizi, te beje presing, te ndihmoje ne mbrojtje dhe ne qarkullimin e topit. Ka ekipe qe po luajne me 9 fallco (si Arsenali dhe Reali) qe marrin dhe qarkullojne topin nga krahu ose mesfusha. Manaj dhe Broja po te luajne si me Kilin nuk kane vend ne Europian. Te pakten Cikalleshi nuk ben dot gola por ndihmon ne fazen mbrojtese. Nuk eshte se Manaj dhe Broja do e mbysin me gola ne Europian dhe hajde se po ua falim qe nuk bejne gje tjeter ne fushe.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Edi

          Gjimshiti ishte dobet fare , Ai nuk leviste fare , i lejonte kilianet te deprtonin ne qendren e Mbrojtjes sone sikur benin xhiro

          Përgjigjjuni
        2. T
          Trojan

          Gjithe golat i kemi pesuar prej legenit hysaj qe mban topin,duhet te largohet ,dhe bashke me ate dhe uzuni,nuk ishte cudi qe humben nqs mbani mend dhe tre ndeshjet e fundit te kualifikimeve ishen bloz

          Përgjigjjuni
          1. d
            demokrati

            Me hysaj dhe bajrami ne fushe Shqiperia e fillon ndeshjen me 9 lojtare. Cikalleshi vullnetarisht duhet te dorezoj fanellen.Muci pas Brojes, ne nje mesfushe me 5, Balliu ne te djathe te mbrojtes.I duhet hequr venendja asanit, totalisht jashte forme dhe nuk u jep topin vetem miqve te tij, eleminatoret mbaruan.Asllani, Muci, Mitaj dhe Gjimshiti duhet te jene edhe me barele ne fushe, te tjeret duhet ta marrin vesh qenien ne formacion para ndeshjes.Shpendi eshte ku e ku me mire se cikaleshi, uzuni dhe manaj.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tifozi komtares

              Zoti Silvinjo po te jap nje kshill personale , çelsi vetem per te mbyllur vrimat e mbrojties se ekipit komtar esht Arlind Ajeti , mbrojtesi me i mir qe ka patur shqiperia , i vetmi mbrojtes inteligjent qe mbyll boshlleqet e mbrojties , nese do qe ne europian mos fusi uj mbrojtia perpara saj vendos Arlind Ajetin ose ne qender te saj bashk me Xhimshitin , esht i vetmi mbrojtes qe do te mxieri faqe bardh ne mbrojtie , e kam par dhe ne stadium kunder Frances ne europianin e 2016 tes ishte lojtari me i mir ne fush me Francen i vetmi mbrojtes qe bllokoj ekipin Francez deri ne minuten e 86 qe ishim 0-0 ne momentin qe ish trajneri debiazi e nderroj pa kurr far arsye per 4 minuta ekipi jon psoj dy gola dhe humbem ndeshjen , Arlind Ajeti esht kyçi mbtojties komtares ton zoti Sivinjo mos harro , Ajeti esht kyçi mbrojties shqiptare esht xhevahir per mbrojtien e komtares ton te ter mbrojtesit leri ne shtepi Ajetin mere me vete , esht kyçi mbrojties ton .

              Përgjigjjuni
              1. R
                Romi

                Fut Balliun per Hysajn,na e hiq ate Idiot Hysajn,se me duken sikur gjithe Trajnereve ai i ka bo Magji.Ne Europian pres te shoh ne qender te mbrojtjes Gjimin,Ismajlin,dhe Ajetin (Ajeti eshte me i miri ne Kombetare,por ka qene i pafat.I katerti duhet te jete nje nga Mihaj dhe Veseli,Kumbulla nuk kuan dot be mbrojtjen me 2 Qendra,ai luan vetem me 3 ,eshte i djegur.Ne mesfushe me Asllani,qe per mua nuk eshte Lojtar i Madh,eshte i zakonshem,mendoj se Bare eshte me i Pjekur si lojtar.Fus Mucin qysh ne fillim,Bajrami edhe ne Itali keshtu luan,si i Mbaruar,nje here mire,njehere Bythe.Manaj nuk eshte per Kombetare,Broja sa hyri i krijoi dy raste.Por Cika dhe Daku duhen te jene.Mucolli eshte nje talent,gjithashtu dhe Hoxha,shume here me i mire secUzuni dhe Seferi..Sylvinio kemi besim te ty.

                Përgjigjjuni
                1. t
                  tetovari2

                  Bën mirë FShF, në të ardhmen të hapë konkurs kombëtar për karigën e selektorit të kombëtares ku të drejtë konkurrimi të kenë të gjithë komentuesit.Kam vërejtur se shumica e komentuesve kanë njohuri të shkëlqyera sa që i tejkalojnë trajnerët e huaj.Të paktën do të na kushtonin më lirë!

                  Përgjigjjuni
                  1. t
                    tetovari2

                    Bën mirë FShF, në të ardhmen të hapë konkurs kombëtar për karigën e selektorit të kombëtares ku të drejtë konkurrimi të kenë të gjithë komentuesit.Kam vërejtur se shumica e komentuesve kanë njohuri të shkëlqyera sa që i tejkalojnë trajnerët e huaj.Të paktën do të na kushtonin më lirë!

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Bujar Kanapari

                      Tetovar 2. Shumicen e komentuesve i ke futbolliste apo ish, ose trajnere, dhe te arsimuar, nuk bejne pothuajse asnje gabim gramatikor. Nuk jane aq bosh sa mendon.

                      Përgjigjjuni
                      1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                        Golat që pësuam në krahun që mbronte Hysaj, erdhën si pasojë e një kombinacion të ri ,ku reparti i mbrojtjes ishte i papërgatitur për t'a vlersuar atë. Ka munguar analiza e plotë e ndeshjes ! Kundërshtari ishte zgjedhur përtej mundësive të ekipit tonë, sikur luanim me Brazilin! Në përgjithësi ekipi ynë ka dobësi në përgatitjen teknik- taktike.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje