Shqipëria do të kërkojë suksesin ndaj Suedisë pas zhgënjimit në miqësore ndaj Kilit. Përballja që do të luhet në “Friends Arena” është e gjashta mes të dyja skuadrave, si edhe miqësorja e dytë.
Për herë të parë, kuqezinjtë janë përballur me skandinavët më 5 nëntor 1988 në kualifikueset e Kupës së Botës, ku u mundën në shtëpi 2-1. Në sfidën e kthimit më 8 tetor 1989, skandinavët fituan 3-1.
Më 18 shkurt të 2004-ës, Shqipëria ka marë fitoren e vetme ndaj suedezëve në miqësore me rezultatin 2-1. 4 vite më pas, sfida e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2010 përfundoi në barazim pa gola. Përballja e fundit mes të dyja ekipeve u luajt më 14 tetor 2009 në Stokholm me vendasit që fituan 4-1 në kualifikueset e Kupës së Botës. Skandinavet kanë shënuar 10 herë kunder kuqezinjve, që në 5 takime kanë realizuar 5 gola.
Kjo është sfida e dytë e muajit mars e kuqezinjve që po përgatiten për europianin Gjermani 2024. Sfida e 25 marsit do të transmetohet në televizionin Klan.
Po po,beni krahasime ju qe shkruani per futbollin. Keni nje rol shume te rendesishem dhe ne ndikohemi prej jush por nuk jemi aq budallenj mos e kuptojme qe ndikoni negativisht per lojtaret dhe sidomos per tifozet. Duhet te jeni kritike ne cdo moment sepse keshtu i mbani te gjithe me kembe ne toke dhe nuk i lini te fluturojne me pras ne bythe. A e pate seriozitetin e ekipeve pjesmarrese ne Europian?? A e pate sa e perkushtuar ishte Gjermania qe fitoi kunder Frances??etj etj??? Ne luajme gjith pordhe dhe nuk ishim ne gjendje te shenonim. U goditem nga ana psikologjike dhe hengrem tre gola me nje portier KOT. Lojtaret ne fushe duhet te jene agresive dhe te vemendshem ne cdo sekonde sepse aty vjen dhe rezultati pozitiv por edhe ne mos ardhte ky rezultat te pakten ekipi shpalos dicka. Ne mendohemi shume kur duhet te pasojme dhe krosojme kur kundershtari eshte pozicionuar pa lene asnje shteg. Turp per te gjithe ata dhe keqardhje per gjithe kete popull qe po i ndjek me shume dashuri. Edhe miqesoret duhet te vleresohen njesoj si ndeshjet e tjera. Europiani do lojtaret te forte fizikisht te shkathet dhe luftarake ndryshe eleminohesh qe ne mommentin e pare. Ndeshjet jane vertet shume te veshtira per ne por te paktenn djemte te luajne njjesoj si mme Polonine dhe Cekine pastaj po nuk qe e thene qe te marrim ndonje rezultat pozitiv perseri do jemi krenare per ta. Suksese neser me Suedine dhe qendroni te bashkuar si gjithmone.