Lajm i bujshëm vjen nga Italia! Napoli dëshiron shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare, Ardian Ismajli.
Drejtori sportiv i të kaltërve, Meluso, e njeh mjaft mirë Ismajlin, pasi ka punuar më herët te Empoli dhe ka nisur negociatat me menaxherin e tij.
Mbrojtësi 27-vjeçar po mbyll sezonin e tij të tretë te Empoli, ku ka qenë një nga pikat më të forta të prapavijës.
Media italiane bëjnë me dije se agjenti i Ismajlit, Serxho Mezi ka qenë disa ditë më parë në ambientet e klubit të Napolit, ku edhe kanë diskutuar mbi mundësitë dhe kushtet e transferimit të mbrojtësit.
Pritet të shohim në ditët në vijim se çfarë do të ndodh.
Le ta marre kush te doje. Lojtaret tane nuk jane lojtare te medhejn si te ekipeve te tjera kur vjen puna te kombetarja.Lojtaret tane nuk i imponohen kundershtarit, prandaj ndodhin ndeshje te dobta si 3 ndeshjet e fundit. Gjimshiti , Asllani duhet te jene lider dhe te ofrojne siguri. Je me zemer ne dore kur luajne keta te tanet. Cdo ekip qe ka nje lojtar te nje niveli to caktuar e merr ekipin me vete. Tek ne ishte Cana. Tani nuk e ven kush ujin ne zjarr. Duhet force fizike. Eshte shume peshe e lehte Mitaj.
Çfarë është e bujshme këtu!? Një futbollist është ai, nuk është shkencëtar.
Nuk e kuptoj cfare ka te bujshme.
Bashkohem me ju komentues. Asgje nuk ka te bujshme ketu. Kjo eshte e keqja jone qe prodhojme lajme te bujshme dhe hame dru nate e dite. Ju gazetare me shume e demtoni kombetaren se sa i ndihmoni ata djem. Te bujshem duhet te behen ne fushen e lojes. Atje ta tregojne vehten e tyre dhe HIQNI DORE NGA FRYRJA se keshte nuk ecet perpara.