Shqipëria në transfertën e Suedisë, zbulohet numri i biletave të shitura

25 Mars 2024, 10:47Sport TEMA
Shqipëria në transfertën e Suedisë, zbulohet numri i

Kombëtarja e Shqipërisë luan sot(25 mars) ora 19:00, miqësoren e programuar përballë Suedisë. 19 mijë është numri i biletave të raportuara të shitura rreth 24 orë para ndeshjes.

Në stadium pritet të ketë numër të konsiderueshëm tifozësh shqiptar. “Friends Arena” që do presë këtë ndeshje në Stokholm ka një kapacitet prej 50 mijë vendesh.

Kuqezinjtë shkojnë në këtë takim, pasi humbën miqësoren më 22 mars përballë Kilit.

Disfata me rezultatin 0 me 3 në Itali ishte e papritur dhe për sfidën ndaj Suedisë mund të ketë ndryshime në formacionin titullar.

1 Komente

  1. s
    spata

    Kush desheron te vere baste, per kete ndeshje, ta hedhi barazim ,1me 1.Kush e fiton te me dergoje nje urim.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje